fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 16:21 Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar
  • 20 May, 2022 16:17 Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore
  • 20 May, 2022 16:00 Ministria e Financave tregon se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për sektorin privat
  • 20 May, 2022 15:57 Kryetari i PDK-së i prezanton 5 prioritetet e Kabinetit për Qeverisje të Mirë
  • 20 May, 2022 15:55 Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas
  • 20 May, 2022 15:53 Presidentja Osmani pret në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, flasin për vetingun
  • 20 May, 2022 15:49 Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra
  • 20 May, 2022 15:48 Dreshaj: Mësimdhënësit dolën në rrugë prej zorit, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme
  • 20 May, 2022 11:04 Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju (
  • 20 May, 2022 10:59 Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Borrell në Shkup: Pushtimi i Ukrainës, “sulm barbar i Putinit”
14 March, 2022

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka quajtur “sulm barbar” agresionin rus në Ukrainë, sulm që sipas tij paraqet “shkelje të parimeve dhe të së drejtës ndërkombëtare”, “luftë të Putinit”, që nuk është e orientuar vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

Këtë Borell e tha të hënën, më 14 mars, në Shkup, pas takimit me drejtuesit e lartë të Maqedonisë së Veriut, më të cilët ka biseduar për perspektivën evropiane, si dhe agresionin rus në Ukrainë.

“Në Ukrainë po ndodh një sulm barbar ndaj popullit ukrainas. E përsëris, sulm barbar nga ana e Putinit mbi popullin e Ukrainës, jo vetëm mbi objektet ushtarake, por edhe ndaj atyre civile. Forcat ruse po vazhdojnë sulmet raketore ndaj fqinjit paqësor, shkollave e spitaleve. Asnjëherë në Evropë që nga lufta e Dytë Botërore nuk kemi parë lëvizje kaq të madhe të njerëzve që ikin nga lufta dhe bombat e armatës ruse… Lufta e Putinit nuk është vetëm për Ukrainën. Bëhet fjalë për mosrespektim të parimeve dhe të së drejtës ndërkombëtare, për sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit evropian dhe kjo të gjithëve na prek”, tha Borell.

Ai njoftoi edhe për sanksionet e reja që po përgatit Komisioni Evropian kundër Rusisë, e që do të përfshijnë tregjet kryesore, kriptovalutat , mallrat luksoze, çelikun, sektorin e industrisë, kompanitë dhe individë që mbështesin pushtetin e Putinin kundër Ukrainës.

Duke folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Borrel tha se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, por shtoi se nuk mund të japë premtime se kur mund të ndodhë kjo.

A do ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit në BE lufta në Ukrainë?
Ai tha se nga ana e BE-së po bëhet gjithçka e mundur që bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të nisin në konferencën e ardhshme ndërqeveritare, por sipas shefit të diplomacisë evropiane, së pari duhet të zgjidhen çështjet dypalëshe ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.

“E di se keni pritje të caktuara dhe me të drejtë prisni. Edhe formalisht duhet tí nisim bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj se kjo do të jetë e mundur në konferencën e ardhme ndërqeveritare. Por, gjithashtu përshëndes edhe impulsin e ri në raportet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe inkurajoj dy shtetet që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për çështjet dypalëshe pasi zgjerimi nuk mund të ndodhë kur kemi çështje të pazgjidhura dypalëshe”, deklaroi Borell.

Ai, gjithashtu, theksoi nevojën për vazhdimin e reformave në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, agjendën e gjelbër, digjitalizimin, e reforma tjera.

Ndërkohë, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kërkoi nga BE-ja që të mos e zvarrisë nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, ndërsa theksoi përkushtimin e Shkupit që t’i mbyllë të gjitha se mosmarrëveshjet me Bullgarinë.

“Me rëndësi të madhe është që BE-ja dhe shtetet anëtare maksimalisht të përfshihen në këtë proces pasi zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është çështje strategjike dhe e sigurisë. Integrimi nënkupton përkushtim të përbashkët për ndërtimin e një Evrope të bashkuar stabile, të fuqishme dhe të sigurt, si një shtëpi e vlerave demokratike dhe civilizuese. Vendet e Ballkanit janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe përparimi i njërit shtet, nxit zhvillimin e shtetit tjetër”, deklaroi Kovacevski.

Ai tha se zgjerimi duhet të ndodhë sa më parë pasi lufta në Ukrainë po e rritë mundësinë e ndikimit e palëve të treta në rajon, andaj kjo, sipas Kovaçevskit, kërkon përkushtim maksimal në përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit.

Bullgaria, në nëntor të vitit 2020 bllokoi kornizën e nisjes së bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Pala bullgare konteston gjuhën dhe identitetin e maqedonasve me pretendimin se ato kanë “rrënjë bullgare”, se gjuha maqedonase është krijuar pas vitit 1945 nga një dialekt i gjuhës bullgare dhe asaj serbe. Dy vendet në vitin 2017 nënshkruan një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por në vend të afrimit, kjo ka ndarë edhe më shumë dy shtetet.

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, pas Maqedonisë së Veriut, do ta vizitojë edhe Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Siç është njoftuar nga BE-ja, ky turne i Borrellit do të riafirmojë përkushtimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin, për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe për ndikimin e kësaj lufte në sigurinë e Evropës, si tërësi./rel/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar 20 May, 2022
  • Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore 20 May, 2022
  • Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 20 May, 2022
  • Spanja mbështet hyrjen e Ukrainës në BE, thotë ministri i Jashtëm 20 May, 2022
  • Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA’së ndaj Kosovës është më krucial se kurrë 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top