Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur para darkës joformale që ka organizuar me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Nga atje, Borrell tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian.
“Është traditë që të takohemi këtu në Bruksel me përfaqësues të lartë të Ballkanit Perëndimor. Është mirë të kemi një shkëmbim thelbësor dhe strategjik e kolektiv dhe të hapur për sfidën në rajon dhe për të ardhmen e përbashkët evropiane”.
“Ne u takuam në muajin shtator në Nju Jork, por tani bota është një situatë krejtësisht tjetër. Në shtator, askush nuk mund të priste që do të kishte një agresor që do të kthente luftën në Evropë”.
Borrell ka folur edhe për luftën në Ukrainë, ku tha se lufta e fundit brenda kufijve të Evropës ishte në Ballkan.
“Tani ne shohim luftë në kufijtë tanë dhe mendoj se lufta e fundit në Evropë ishte në Ballkan e tani është në Ukrainë. Sot është të jetë një rast i mirë për të diskutuar mbi ndikimin global dhe rajonal të kësaj lufte të Putinit. Dëshiroj të diskutoj me liderët ballkanikë si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian, për të biseduar për atë se si mund ti adresojmë pasojat e kësaj lufte së bashku”, ka thënë ai.