Informatat e fundit nga inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thonë se trupat ruse po lëvizin nga veriu dhe jugu për të rrethuar forcat ukrainase në lindje të vendit.
Sipas këtyre informatave, forcat ruse po përparojnë nga Kharkiv dhe Mariupoli.
Ndërkohë, luftimet në veri – që kanë synim marrjen e kryeqytetit Kiev – mbeten “kryesisht statike”, thotë kjo ministri.
“Forcat ruse ka të ngjarë të kryejnë një riorganizim përpara se të rifillojnë operacionet ofensive në shkallë të gjerë,” thuhet në shënimin informues.
Rusia gjithashtu dukej se po përpiqej të anashkalonte Mykolaivin në drejtimin e saj në perëndimi drejt Odesës, qyteti port në jug-perëndim.