Britney Spears është rikthyer në rrjetet sociale!
Në fund të javës së kaluar, 40 vjeçarja vendosi të çaktivizojë llogarinë e saj në Instagram menjëherë pasi u martua me Sam Asghari.
Të mërkurën. Britney u rikthye në Instagram dhe ndau një përditësim me fansat në lidhje me arsyen se pse vendosi të pushonte nga ky rrjet social.
“Nuk kam qenë ende në muajin e mjaltit, u martova dhe u transferova në një shtëpi të re në të njëjtën kohë nuk është gjëja më e zgjuar për të bërë”, ka shkruar Britney së bashku me fotot pranë pishinës së saj të re.