Britney Spears ka vallëzuar me këngën e ish-të dashurit të saj, Justin Timberlake.
Këngëtarja 39 vjeçare, ka postuar një video në Instagram duke vallëzuar me këngën “Holy Grail” që është bashkëpunim i Jay-Z me Timberlake.
Spears kishte veshur një bluzë të zezë të prerë dhe pantallona të shkurtra, ndërsa rrotullohej zbathur dhe bënte disa lëvizje trupi për këngën në një klip një minutësh.
Këngëtarja Spears ishte në lidhje me Timberlaken për tri vjet dhe me të u nda në vitin 2002.