Zëdhënësi për media në Partinë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se është veprim i drejtë aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese që ndalon kandidimin dhe mbajtjen e pozitave zyrtare nga personat me të kaluar kriminale, pavarësisht natyrës së veprës.
Bytyçi ka thënë se ky është njëri nga veprimet më të mira afirmative në të mirë të demokracisë së Kosovës.
“Politikanët me partitë politike, mund të kërcënojnë sa te duan, mund edhe mos ta pranojnë në parim këtë vendim, por zbatimi i tij është i domosdoshëm”.
“Atë që nuk e ka bërë kultura politike, e kanë bërë zyrtarët më të lartë të Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka arsyetim, krimi është krim, motivet ju bëhen të ditura atyre që e kanë shkelur ligjin e janë dënuar. Ndërsa neve na takon respektimi i plotë i këtij standardi të ri në demokracinë tonë”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.