Sot është duke u mbajtur pjesa e parë e afatit të dytë të testit të maturës në Kosovë.
Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar shkollën e mesme profesionale në Shtime dhe ka parë për së afërmi nxënësit dhe mbarëvajtjen e këtij testi.
Bytyqi deklaroi se u dëshiron suksese të gjithë nxënësve që iu nënshtruan këtij testi.
“Ajo çfarë kam parë aty brenda ka qenë një sukses për tu admiruar, kjo pasi kemi tentu vazhdimisht të krijojmë një organizim të tillë të mirë”.
“Testit të maturës po i kthehet gradualisht serioziteti dhe nuk ka raste të kompilimit”.
Bytyqi tha këtij testi i janë nënshtruar rreth 10 mijë nëxënës