fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Cilat do të jenë pasojat për ekonominë botërore nëse Rusia e pushton Ukrainën?
15 February, 2022

Rusia dhe Ukraina janë ekonomi relativisht të vogla, pavarësisht nga fakti se Rusia kontrollon territorin tokësor më të madh në botë, dhe Ukraina ka sipërfaqen më të madhe të tokës së punueshme në Evropë(përveç Rusisë).

Sipas Bankës Botërore, në vitin 2020, prodhimi bruto i Rusisë ishte afro 1.500 miliardë ose 1.5 trilionë dollarë. Ndërkohë PBB-ja e Ukrainës ishte sa 1/10 e saj, pra 150 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, PBB-ja globale ishte 85.000 miliardë ose 85 trilionë dollarë, kështu që së bashku ato gjenerojnë vetëm 2 për qind të prodhimit botëror.

Parë nga ky këndvështrim, ndikimi i drejtpërdrejtë i çdo gjëje që ndodh atje mezi mund vërehet në pjesën tjetër të botës. Por në ekonominë botërore ekzistojnë lidhje kaq komplekse, saqë kjo llogaritje e thjeshtë dhe në dukje ngushëlluese, nuk qëndron.

Rusia është në mënyrë disproporcionale e rëndësishme si eksportuesja më e madh në botë e gazit, dhe prodhuesja e tretë më e madhe e naftës dhe e produkteve të naftës. Ukraina ka rëndësi si prodhuese ushqimore, veçanërisht të drithërave. Ajo është eksportuesja e pestë më e madhe në botë e grurit dhe misrit, dhe e gjashta më e madhja e elbit, raporton “The Indipendent”.

Do të ishte naive të supozohej se nëse do të ndodhte një pushtim i Ukrainës, ai nuk do të dëmtonte eksportet e të dy vendeve. Prandaj është e arsyeshme të pritet rritja e ndjeshme e çmimi ttë naftës, gazit dhe drithërave. Do të ishte befasuese nëse çmimi i naftës nuk do të arrinte në 100 dollarë për fuçi.

Nëse pushtimi ndodh, do të ndikonte në çmimin e karburantit në të gjitha pikat e furnizimit në të gjithë botën. Por lufta nuk do të nënkuptonte vetëm faktin që ne të gjithë do të paguanim më shumë për të mbushur serbatorët e makinave tona.

Lufta gjithashtu do të rriste kudo çmimet e ushqimeve, duke përfshirë edhe ekonomitë në zhvillim,duke goditur më fort njerëzit e varfër se sa të pasurit. Përtej këtyre efekteve të drejtpërdrejta, do të ketë një sërë pasojash indirekte, përfshirë ndikimin e çdo lloj sanksioni që mund të vendosin Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë.

Si një rregull i përgjithshëm, masa të tilla nuk janë veçanërisht efektive. Nëse për shembull, Perëndimi ndalon së bleri naftën ruse, kjo naftë do të shkojë në Kinë. Por Evropa nuk mund të ndalojë së bleri gazin rus, pasi ajo varet në masë të madhe prej tij për t’u ngrohur gjatë stinës së ftohtë të dimrit.

Shqetësimi është e kundërta:që vetë Rusia mund të ndërpresë furnizimet e saj. Po flitet shpesh javët e fundit për përjashtimin e Rusisë nga sistemi global i pagesave SWIFT, ku bankat diskutojnë me njëra-tjetrën për tregti dhe investime ndërkufitare.

Por kjo lëvizje do të ishte një thikë me dy presa. E si do ta paguante Evropa për gazin që ble nga Rusia?Dhe nëse do të përjashtoheshin pagesat e gazit nga ky sistem, ky do të ishte një justifikim i përsosur që Rusia të mbyllte rubinetin.

Sa i përket izolimit të Rusisë nga tregjet e kapitalit në përgjithësi, fakti është se Rusia nuk ka nevojë që të marrë hua. Në dallim nga thuajse të gjitha ekonomitë e çdo vendi tjetër në botë, qeveria e saj ka një suficit. Por ka edhe një shqetësim tjetër:pasiguria që mund të gjenerojë një konflikt i mundshëm, do të kishte një ndikim më të përgjithshëm në besimin ekonomik, dhe sidomos në Evropë.

Ndërprerja e zinxhirit të furnizimeve bart gjithmonë kosto, dhe kjo do të ndodhte në një periudhë veçanërisht të keqe. Kjo pjesërisht sepse inflacioni është në ose pranë niveleve më të larta të 30 viteve të fundit në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, dhe në nivelin më të lartë të40 viteve të fundit në SHBA.

Kjo edhe për arsye se kostoja e huamarrjes ka nisur të rritet që tani si përgjigje ndaj rritjes së inflacionit, dhe lufta do të rriste thuajse me siguri akoma më shpejt kostot e huamarrjes. Aktualisht gjërat po marrin një kthesë dramatike. Dhe si gjithnjë kur ka përmbysje gjeopolitike, disa nga shqetësimet ndikojnë direkt në tregjet financiare.

Është e pamundur të vendosësh një shifër konkrete për koston, por unë dyshoj se disa nga rritjet e çmimve që kanë ndodhur tashmë në tregjet e naftës dhe gazit, janë rezultat i frikës së një pushtimi. Megjithatë, mund të ketë edhe disa dobësi në sistemin financiar botëror, të cilat kanë kaluar pa u vënë re edhe nga profesionistët e zgjuar,të cilat do të shfaqen vetëm kur të shtohet presioni, i cili druaj se vetëm do të rritet në ditët në vijim. /abcnews.al

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top