Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka njoftuar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë raportin e UNMIK-ut mbi Kosovën më 24 Prill, përmes video-konferencës.
Kryediplomati serb tha se tashmë kishte kushte të dakorduara, në prill dhe tetor, që Kosova të jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të KB.
Sipas tij, Republika Dominikane, e cila mban presidencën ka planifikuar një seancë për 24 prill.
“Tani nuk ka seanca dhe do të bëhet me video-konferencë. Mund të marrin pjesë 18 persona, përfshirë shefin e UNMIK-ut , Zahir Tanin, unë dhe dikush nga Kosova” tha Daçiq për TV Happy, përcjell Radio Kontakt Plus.