fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:52 Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Daka: Zgjedhjet e parakohshme janë sfiduese për shkak të afateve kohore
4 September, 2019

Procesi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit do të jetë një sfidë për Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, për shkak të aftit të shkurtër kohor, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me të gjithë aktorët tjerë, nënvizoi Daka, do të mundohet të krijojnë një ambient të sigurt, të qetë për të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të cilët dëshirojnë të votojnë më 6 tetor.

Procesi zgjedhor do të vëzhgohet nga një mision i Bashkimit Evropian si dhe shoqëria civile në Kosovë.

REL: Zonja Daka, Qeveria e Kosovës tanimë ka ndarë buxhetin prej rreth 6 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Si janë duke shkuar përgatitjet rreth këtij procesi?

Valdete Daka: Ne menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve nga presidenti i Kosovës kemi filluar përgatitjet dhe tani jemi në zbatim të planit operacional për ditën e zgjedhjeve të datës 6 tetor. Deri më tani i kemi përfunduar të gjitha ato që janë paraparë me këtë plan operacional. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e këtij plani të shkojë ashtu siç e kemi planifikuar. Jemi në afatet e parashikuara më këtë plan dhe deri më tani nuk i kemi shkelur këto afate, që është një kënaqësi për mua se këto janë zgjedhjet të jashtëzakonshme.

REL: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të përcaktuara afatet e aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të cilat janë në një periudhë të shkurtër. Sa mund të arrihen të përmbyllen suksesshëm këto afate?

Valdete Daka: Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të duhej të mbaheshin prej 4 deri në 6 muaj. Tani ne i kemi pasur vetëm 40 ditë, duke llogaritur edhe ditën kur janë shpallur zgjedhjet dhe kjo natyrisht kërkon që të gjitha afatet e parapara me ligj të shkurtohen. Këto afate të shkurtra janë sfidë edhe për ne edhe për të gjithë akterët e zgjedhjeve, siç janë edhe subjektet politike, sepse të gjitha afatet që kishin me qenë të gjata, tani janë të shkurtuar dhe të gjithë duhet të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Për KQZ-në kjo është një sfidë, por me siguri se do të kalojmë.

REL: Për shkak të specifikave të proceseve zgjedhor në komunat veriore, cili do të jetë roli i OSBE-së në këtë proces?

Valdete Daka: Ai që ka qenë edhe herën e kaluar, do të thotë vetëm rol këshillues. Pra, OSBE-ja do t’i këshillojë Komisionet Komunale Zgjedhore. Ndërkaq, në ditën e zgjedhjeve do të jetë prezentë në qendrat e votimit dhe do t’i këshillojë anëtarët e këshillave të vendvotimit në rast nevoje. Pra, atëherë kur të ketë ndonjë paqartësi sepse ne e dimë që zgjedhjet në veri janë duke u mbajtur vetëm nga viti 2013 dhe kemi komisionarë të rinj, ndërkaq në pjesën tjetër të shtetit ne kemi pasur zgjedhje dhe komisionarët kanë qenë më me përvojë. Pra, OSBE-ja nuk ka rol organizativ, ka rol këshillëdhënës, ashtu siç e ka pasur edhe në dy proceset e kaluara.

REL: A ka ndonjë angazhim shtesë të KQZ-së në komunat në veri të vendit lidhur me procesin zgjedhor?

Valdete Daka: Ne e dimë që pjesa veriore është një pjesë specifike e Republikës së Kosovës dhe e dimë që atje gjithmonë, të them ashtu, pritet ndonjë ndodhi. Por, unë thash, ne i kemi organizuar (zgjedhjet) në vitin 2013 me sukses, në vitin 2014, 2017. Tash së voni, në maj kemi pasur zgjedhje për kryetarë të komunave në pjesën veriore dhe nuk kemi pasur ndonjë problem të theksuar.

Natyrisht që prapaskenat e politikës janë pjesë e cila nuk i takon KQZ-së. Ne vetëm i organizojmë zgjedhjet, ndërsa çështjet politike, skenën politike, çështjet e sigurisë janë çështje të cilat ne nuk i kemi në kompetencë, por gjithsesi ne në bashkëpunim edhe me organet e rendit dhe sigurisë, si dhe me të gjithë akterët e tjerë që janë përgjegjës për sigurinë, do të mundohemi të krijojmë një ambient të sigurt, të qetë për të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të cilët dëshirojnë të votojnë më 6 tetor.

REL: A ka interesim të monitoruesve ndërkombëtarë për këtë proces zgjedhor?

Valdete Daka: Po, ne dje kemi nënshkruar një marrëveshje administrative me Bashkimin Evropian për ardhjen e një misioni vëzhgues, të cilët me ftesën e presidentit të Republikës, kanë shprehur gatishmërinë që të jenë prezent edhe këtë herë, sikur edhe në dy proceset e kaluara zgjedhore dhe të cilët do të kenë mundësi që për së afërmi, që nga dita e sotme, – sepse me sa e di unë ata qysh sot do të fillojnë ardhjen e tyre dhe janë çështje logjistike derisa ata të akomodohen në Kosovë – që nga tani do të fillojnë vëzhgimin e gjithë procesit zgjedhor, pra jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por do të vëzhgojnë punën e KQZ-së, punën e Komisioneve Komunale Zgjedhore, përgatitjet për zgjedhje, punën në ditën e zgjedhjeve në veçanti, por, edhe në ditët deri në certifikimin e rezultateve. Pas kësaj, do të lëshojnë një raport të detajuar lidhur me të gjitha gjetjet e tyre, sikurse edhe me rekomandimet eventuale për punën e KQZ-së dhe për zgjedhjet në përgjithësi.

REL: Organizatat joqeveritare që merren me organizimin e diasporës, në vazhdimësi janë ankuar se diaspora ka hasur në pengesa në ushtrimin e të drejtës së tyre për të votuar në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. A janë bërë lehtësira për votuesit nga diaspora?

Valdete Daka: Unë me keqardhje duhet të them se faji për këtë nuk është i KQZ-së. KQZ nuk mund të bartë përgjegjësinë për faktin se çdo herë kemi organizuar zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne bëjmë të pamundurën që të gjithëve me të drejtë vote të ju ofrojmë mundësitë e barabarta. Edhe këtë herë si dhe herëve tjera ne kemi dal edhe përtej ligjit, pasi që Ligji për votimin jashtë Kosovës siguron dy mënyra të regjistrimit përmes postës dhe me faks, ne kemi dal përtej kësaj dhe e kemi hapur në ueb faqen tonë postën elektronike, emailat tonë ku qytetarët nga diaspora mund të regjistrohen nëpër mjet emilave dhe këtë herë për dallim nga vitet tjera kemi shtuar numrin e këtyre emialave.

Tani për tani me njoftimet të cilat i kam nga shërbimi i votuesve nuk kemi asnjë problem, emialat janë duke ardhur në mënyrë të rregullt, nuk ka rënie të sistemit ashtu si zakonisht thuhet, tani të shohim sa do të jetë numri i atyre që kanë kërkuar të regjistrohen si votues jashtë Kosovës dhe sa prej tyre do ta marrin njoftimin tonë se janë regjistruar suksesshëm për të qenë votues jashtë Kosovës.

Duhet ta cekim se procedurat e votimit jashtë Kosovës janë të ndërlikuara ligjërisht pasi që ashtu e kërkon ligji, por ne nuk mund këto procedura t’i anashkalojmë pasi që tani do të kishim vërejtje nga subjektet politike. Afatet janë jashtëzakonisht të shkurtra, procedurat janë të komplikuara dhe kjo është ajo të cilën ne nuk mund të ndryshojmë përkundër dëshirës. Jemi duke punuar me kapacitete të plotë në tre ndërrime që të regjistrohen qytetarët të cilët kanë të drejt vote.

REL: Zgjedhjet e 11 qershorit, në përgjithësi ishin vlerësuar të suksesshme, përjashtuar disa vërejtje që janë dhënë në lidhje me listën e papërditësuar të votuesve dhe disa parregullsive, por të cilat sipas vëzhguesve, nuk kishin ndikuar në proces. A janë eliminuar këto probleme?

Valdete Daka: Probleme të theksuar nuk kemi pasur në vitin 2017. Ne vitin 2017 i kemi pasur vetëm 30 ditë, ajo është përtej imagjinatës që të organizohet një proces i tillë për vetëm 30 ditë dhe të gjithë të jenë të kënaqur. Organizimi i zgjedhjeve është një projekt i jashtëzakonshëm edhe për demokracitë më të arritura se ajo e Kosovës, por megjithatë ne kemi arritur që të organizojmë zgjedhje për 30 ditë dhe edhe këtë herë do të arrijmë t’i tejkalojmë të gjitha. Gjithsesi ne do të tentojmë këtë herë t’i eliminojmë të gjitha ato sfida që i kemi pasur në procesin zgjedhor 2017.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • KQZ-ja nuk certifikon Nisman dhe kandidatët e saj për deputetë 22 January, 2021
  • KQZ’ja certifikon listat e LDK’së dhe PDK’së 22 January, 2021
  • KQZ nuk certifikon listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje 22 January, 2021
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top