fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 December, 2019 11:41 Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave
  • 13 December, 2019 11:34 BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego”
  • 13 December, 2019 11:26 Jo veç në Lipjan, parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës edhe nëpër Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:24 Për një vit asnjë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Themelore në Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:17 Shkolla “Faik Konica” nuk i përgjigjet grevës
  • 13 December, 2019 11:15 Kryeministri bullgar flet për NATO-n: Kosova është pas nesh
  • 13 December, 2019 11:11 Sot shënohet njëvjetori i miratimi të ligjeve për FSK-në
  • 13 December, 2019 11:07 Emërimi i 79 noterëve të rinj, në dorë të qeverisë së re
  • 13 December, 2019 11:04 Lipjani mbushet me grafite Albini -Gjuriqi-Sveçla
  • 13 December, 2019 11:03 Institucionet Shëndetësore të Kosovës janë në grevë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
“Danas”: Rruga pa krye politike serbo-shqiptare
14 August, 2019

Marrëdhëniet serbo-shqiptare tashmë një kohë të gjatë ndodhen në një rrugë politike pa krye, nga e cila nuk ka shihet kund dalja, ndërsa shkalla e ashpërsimit të tyre vazhdon gjithnjë të rritet, shkruan në të përditshmen e Beogradit, “Danas”, profesori i rregullt i Universitetit të Beogradit, Miodrag R. Gjorgjeviq.

 

 

Një gjendje e tillë nuk shkon përshtat as palës shqiptare, as palës serbe, meqë përbën një vatër potenciale për konflikte të reja. Prandaj kërkimi për një rrugëdalje sa më të shpejtë nga kjo rrugë pa krye është me rëndësi jetike për të dy palët, në radhë të parë për Serbinë dhe popullin serb, meqë pala serbe po vuan dëme shumë më të mëdha dhe përballet me probleme shumë më të rënda.

Ndërsa shqiptarëve gjendja e tillë ua vështirëson realizimin e qëllimeve që kanë të bëjnë me formësimin e shtetit dhe të pozitës së tij në raportet ndërkombëtare, mbi shtetin serb ka pasoja katastrofike, në radhë të parë nga aspekti i i nivelit të jetesës të popullit serb dhe qytetarët e Serbisë, sidomos nga aspekti i vendosjes së raporteve miqësore me vendet që e rrethojnë, si dhe me vendet e Perëndimit të zhvilluar.

Një gjendje e tillë e marrëdhënieve serbo-shqiptare, në thelb, nuk i përgjigjet as Perëndimit, as Lindjes, meqë është një problem më shumë në listën e problemeve në lidhje me të cilat fuqitë e mëdha masin forcën e vet, ndërsa interesat e shqiptarëve, përkatësisht të serbëve janë të dorës së dytë.

Udhëheqja aktuale shtetërore-politike e Serbisë vazhdon të mos manifestojë vendosmëri për gjetjen e daljes nga “udha pa krye” politike serbo-shqiptare, meqë qëllimisht preokupohet me mashtrimin se problemi i Kosovës mund të zgjidhet me kompromis, me të cilin serbët sërish do të merrnin në dotë sovranitetin mbi Kosovën. Këtu, sikur “harrohet” se shqiptarët, duke u mbështetur në përkrahjen e parezervë të vendeve të fuqishme perëndimore, asnjëherë nuk do të heqin dorë nga tërësia territoriale e Kosovës.

Prandaj edhe shpenzimi i energjisë dhe i mjeteve të Serbisë me qëllim të rritjes së numrit të shteteve që do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës, si dhe me qëllim të pengimit të Kosovës për antërësim në organizatat ndërkombëtare, është plotësisht i pamevojshëm dhe i dëmshëm, meqë historia ka konfirmuar faktin se hartat e botës dhe të disa shteteve gjithmonë i kanë vizatuar fuqitë e mëdha botërore fituese të luftërave.

Kompromisi me shqiptarët, për të cilin sot angazhohet udhëheqja e Serbisë, pa asnjë dyshim, nuk është i mundur, prandaj deklaratat e vazhdueshme të presidentit të Republikës së Serbisë se po po zhvillon “luftë” të rëndë për Kosovën, në thelb vetëm sa e shtyn problemin dhe ashpërson më tej raportet serbo-shqiptare. Kur Ivica Daçiq, në shoqërimin e Aleksandar Vuçiqit, duke e kuptuar peshën e problemit të Kosovës, nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit më 2013, ishte i bindur se një marrëveshje e tillë ishte në interes të popullit serb dhe bazë për kompromis të mundshëm me shqiptarët.

Ai ishte funksionari i parë republikan i cili foli publikisht se “ne mund ta tundim sa të duam Kushtetutën e Serbisë në Kosovë, por prej kësaj nuk do të ketë gjë”, gjë që të gjithë njerëzit e ndershëm e të kuptueshëm, duke pasur parasysh rrethanat historike në të cilat ndodhej populli serb dhe shteti i Serbisë, shfaqën mirëkuptim dhe e mbështetën. Paragrafi kryesor i Marrëveshjes së Brukselit që ka të bëjë me çështjen statusore të Kosovës është zbatuarkështu që krijesa shtetërore ende e paformësuar vazhdoi të funksionojë e pavarur, jashtë kronizave juridike të Serbisë.

Mirëpo, duke pasur parasysh deklaratat e disa zyrtarëve të lartë serbë, fitohet përshtypja se udhëheqja serbe sot po shmanget nga orientimi fundamental i Marrëvshjes së Brukselit, thuajse asgjë nuk ka ndodhur. Shpalla e Marrëveshjes së Brukselit “për të vdekur”, ndërsa euro-integrimet “punëç të kryer” si dhe paralajmërimin e hapur se “anija” politike serbe duhet të marrë drejtim tjetër, pa dyshim i shkakton dëm të madh Serbisë dhe popullit serb. Një rusofilizëm i tillë nuk i duhet as Rusisë mike, e cila asnjëherë nuk e ka kontestuar Marrëveshjen serbo-shqiptare të Brukselit, e as nuk i është kundërvënë orientimit strategjik të Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Respektimi i ndërsjellë i Marrëveshjes së Brukselit, dhe me vetë këtë edhe pranimi i realitetit kosovar nga pala e Serbisë – përbën supozimin vendmitar për dalje nga rruga pa krye politike shqiptaro-serbe dhe për zgjidhjen përfundimtare të problmeit të Kosovës. Një qëndrim i tillë dhe pikënisje e udhëheqjes së Serbisë, me rëndësi për gjeneratën e tashme që dëshiron jetë të qetë dhe të dinjitetshme, dhe jo vuajtjet dhe pësimet, realishit mund të krijojnë kushte për kompromis me shqiptarët, me theks në gjithë spektrin e brezave, instrumenteve dhe mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave njerëzore e qytetare të serbëve të Kosovës.

Një qëndrim dhe qasje të tillë do ta pranojë edhe Federata Ruse (dhe jo vetëm ajo), meqë ajo vazhdimisht ka theksuar se, kur është fjala për Kosovën, do ta mbështesë atë që dëshiron Serbia. Kuptohet, se ndaj një qasjeje të tillë do të ketë rezistenca llojesh të ndryshme, duke u nisur nga klerikët e lartë të Kishës Ortodokse Serbe, e cila s’heq dorë nga miti dhe betimi për Kosovën, e deri te nacionalistët ekstremë serbë, të cilëve u konvenon agonia kosovare (i ashtuquajturi “konflikti i ngrirë shqiptaro-serb”) për privilegjet e arritura, për korrupsion e pasurim, si dhe për manipulim me pushtetin. Prandaj sot mirëkuptimi dhe mbështetja e Rusisë dhe Kinës për zgjidhjen e nyjës së Kosovës nga aspekti i interesave më rrënjësore të popullit dhe të qytetarëve të Serbisë, është më se i nevojshëm, meqë Serbia nuk ka më mundësi të paguaj çmim tepër të lartë social, që e imponon problemi i Kosovës.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori 13 December, 2019
  • Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave 13 December, 2019
  • Partia e Boris Johnsonit i fiton zgjedhjet në Britani 13 December, 2019
  • BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego” 13 December, 2019
  • Daçiq: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës 13 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top