fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 August, 2022 10:18 Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani
  • 15 August, 2022 10:11 Hoti – Qeverisë: Për të mbuluar keqmenaxhimin e rrymës po e hapin temën e shamive në shkolla
  • 15 August, 2022 10:10 Çitaku: 6 me 2 orari i reduktimeve në mes të gushtit, dikush duhet me dhanë përgjegjësi
  • 15 August, 2022 10:09 Dhoma e Tregtisë e shqetësuar me vendimin e KEDS për reduktime të rrymës
  • 12 August, 2022 17:54 Ademi me mesazh për skuadrat, kërkon korrektësi në Superligë
  • 11 August, 2022 12:20 Takimi Kurti – Vuçiq, pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për personat e pagjetur
  • 11 August, 2022 12:13 Në Rusi shfaqin pankarta me targat ilegale në përkrahje të Serbisë?
  • 11 August, 2022 12:12 Petkoviq nuk ndalet reagon edhe pas intervistës së Kurtit në Reuters
  • 11 August, 2022 12:04 “Epoka e fluturimeve me 10 euro ka përfunduar”, paralajmërohet rritje e çmimit të biletave
  • 11 August, 2022 12:02 Çmimet e gazit në SHBA bien nën 4 dollarë për herë të parë në 5 muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Deklarata e Kurtit për njohjen reciproke e irriton Vuçiqin: Nuk e di se çfarë flet
3 January, 2022

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte dhe “pa diktim për palën serbe”.

Vuçiq komentoi deklaratat e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kuri, i cili tha se janë të gatshëm për marrëveshje me Serbinë, por në mënyrë që ajo ta ketë në qendër njohjen reciproke.

“Ju vutë re dy gjëra me kujdes dhe në mënyrë serioze nga deklaratat e Albin Kurtit. Së pari, ai tha se dialogu sigurisht që mund të zhvillohet, por njohja reciproke duhet të jetë në qendër. Kjo ishte pika një. Sepse e kuptova që ai nuk e kupton se për çfarë po fliste. Ai tha se ata janë në një rrugë të pastër evropiane dhe do të kërkojnë anëtarësimin në BE, dhe se Serbia është anëtare e Bashkimit Euroaziatik. Ai nuk e kupton se çfarë është nënshkrimi i një marrëveshjeje dhe çfarë të jesh anëtar”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq tha se Kurti “me siguri ka arritur në këtë përfundim duke lexuar disa media perëndimore”.

“Serbia është në rrugën evropiane dhe ka marrëdhënie shumë të mira me të gjithë miqtë e saj në botë, Rusinë, Kinën, Indinë dhe do të vazhdojë t’i mbrojë, kultivojë dhe trashëgojë ato”, theksoi ai.

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan tha se janë të gatshëm që marrëveshja përfundimtare me Serbinë të ndodhë edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.

“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë prej Serbisë sesa prej Kosovës meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshjet që nuk e nënkupton si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht, jo vetëm që s’janë të pranueshme për neve, por edhe nuk janë të dobishme për askënd”, tha ai.

Kryeministri tha se Serbia ka dilema për rrugëtimin e saj, pasi tha se blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Në gjendje të dehur i sulmon dy gra në Prizren, arrestohet i dyshuari 15 August, 2022
  • 5 mijë e 992 raste aktive me COVID-19 15 August, 2022
  • Presidenti Begaj pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Osmani 15 August, 2022
  • Gjuajti me armë gjatë ahengut familjar, arrestohet 15 August, 2022
  • Një person raporton në polici se i është vjedhur etherium 15 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top