fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 3 March, 2021 19:44 Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta
  • 3 March, 2021 19:41 Haradinaj takon Ulrika Richardson: Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB
  • 3 March, 2021 19:37 Meta takohet me Kurtin: E urova për fitoren dhe për procesin e shkëlqyer zgjedhor që realizoi Kosova
  • 3 March, 2021 19:33 Vlora Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore, kthehet në Kosovë
  • 3 March, 2021 15:34 Të premten fillon “Epopeja e UÇK-së”, kështu do të shënohet kjo ditë
  • 3 March, 2021 15:30 Haki Rugova: Nuk do të kandidoj vetë, kam shumë preferenca për kryetar partie
  • 3 March, 2021 15:26 Zyrtari i AAK-së: Nuk do të heqim dorë nga posti i presidentit
  • 3 March, 2021 15:16 Abbott: Britania ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin për dialogun
  • 3 March, 2021 15:10 Lajçak përfundon vizitën në Kosovë: Dialogu, çelësi për aspiratat e Kosovës dhe Serbisë
  • 2 March, 2021 21:51 Këshilltari amerikan i Kurtit i reagon Grenellit: Jam krenar që punoj me Kurtin dhe Vetëvendosjen!
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Deklarohen të pafajshëm gjashtë të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit
5 February, 2021

Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, që akuzohen se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, në shqyrtimin fillestar të mbajtur të premten në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sërish janë deklaruar të pafajshëm.

Pas leximit të aktit akuzues nga prokurori Special Burim Çerkini, gjashtë të akuzuarit mohuan fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk jemi fajtor, nuk e pranojmë fajësinë”, thanë të akuzuarit.

Ky është deklarimi i dytë që të akuzuarit e kanë bërë lidhur me akuzat që atyre po u ngarkohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Fillimisht, seanca fillestare në këtë rast ishte mbajtur edhe në shkurt të vitit 2020, ku të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm, e më pas kjo çështje ishte kthyer në pikën zero nga Apeli.

Ndërsa, dy të akuzuarit për armëmbajtje pa leje, Nedeljko Spasojeviq dhe Zharko Jovanoviq pranuan fajësinë vetëm për këtë vepër penale.

“Për armëmbajtje pa leje e pranojmë fajin”, deklaruan Spasojeviq dhe Jovanoviq.

Ky pranim i fajësisë nuk u kundërshtua nga prokurori Çerkini, për tu aprovuar më pas nga gjykatësi i rastit Valon Kurtaj, me arsyetimin se ishte bërë konform ligjit.

Pas këtij deklarimi, gjykatësi Kurtaj ka njoftuar palët se kërkesat për hedhje të aktit akuzues dhe kundërshtim të provave mund t’i paraqesin brenda një afati sa më të shkurtër, pa u cenuar e drejta në mbrojtje.

Gjykatësi Kurtaj njoftoi palët se nuk do të mbahet shqyrtimi i dytë dhe që për kërkesat eventuale që mund të paraqiten, do të vendoset me shkrim jashtë seancës,

Mbrojtësi i të akuzuarit Marko Roshiq, avokati Mahmut Halimi i ka propozuar gjykatës zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të dorëzanisë për klientin e tij, duke propozuar shumën prej 50 mijë euro.

Heqjen e paraburgimit për klientët e tyre e kanë kërkuar edhe avokati Faruk Korenica e Tomë Gashi, me arsyetimin se kanë pushuar të gjitha rrethanat mbi të cilat ishte caktuar dhe vazhduar kjo masë.

Në këtë seancë gjykatësi Kurtaj ka përjashtuar nga përfaqësimi në këtë çështje penale mbrojtësin e të akuzuarit Zharko Jovanoviq, avokatin Nebojsa Vlajic  pas marrjes së njoftimit se ai ishe dëgjuar si dëshmitar në fazat e mëhershme të këtij rasti.

Paraprakisht, gjykatësi Kurtaj mori edhe mendimin e prokurorit special Burim Çerkini, për mundësinë që avokati Vlajic të ftohet për tu dëgjuar si dëshmitar edhe në shqyrtim gjyqësor.

Lidhur me këtë, prokurori Çerkini tha se fillimisht ishte planifikuar që kjo dëshmi të lexohej si provë, mirëpo nuk përjashtohej mundësia që Vlajic të ftohet për të dëshmuar dhe të përballet me pyetjet e palëve prezentë.

Pas marrjes së vendimit për përjashtim, gjykatësi Kurtaj njoftoj se kishte pranuar një autorizim me shkrim nga i akuzuari Jovanoviq, sipas të cilit, Milivoje Dordevic do të ishte avokat i tij në këtë gjykim.

Ndryshe, fillimisht Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 dhjetor 2019 kishte ngritur aktakuzë kundër Nedeljko Spasojeviq, Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq dhe Rade Basara për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “Manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Seanca fillestare ishte mbajtur me 11 shkurt 2020, kurse Gjykata Themelore në Prishtinë, më 6 prill 2020, kishte refuzuar kërkesat për hudhjet e aktakuzave dhe kundërshtimet e provave.

Pas ankesave të katër avokatëve, Gjykata e Apelit kishte aprovuar ankesat e mbrojtësve dhe çështja ishte kthyer në rivendosje.

Sipas Apelit, në rivendosje nga gjykata e shkallës së parë, duhet të eliminohen kundërthëniet duke i dhënë mundësi prokurorit për tu deklaruar ose për ta korrigjuar dhe plotësuar aktakuzën në mënyrë që aktakuza të jetë në përputhje me nenin 241 të KPPRK-së.

Më pas, me 10 nëntor 2020, Prokuroria Speciale kishte përpiluar aktakuzën, ku thuhet se, të pandehurit Nedejklo Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq, nga viti 2014 deri në vitin 2018, respektivisht me datën 16 janar 2018, në qytetin e Mitrovicës, në bashkëpunim me të pandehurit Zheiko Bojiç, Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, të cilët gjenden në arrati dhe me dy të pandehur tjerë që deri më tani janë të panjohur për organet e rendit, duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar, me hiearki në grup dhe me role të përcaktuara, nën udhëheqjen e të pandehurve Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç, në atë mënyrë që të gjithë të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëveprim ndërmjet veti, me qëllim të shtrirjes së kontrollit në pjesën veriore të Mitrovicës, si në jetën politike dhe ekonomike dhe veprimtarinë e përgjithshme të grupit kriminal të organizuar, kanë vepruar me dashje dhe dijeni për të kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, ku secili nga të pandehurit ditën kritike kur edhe ka ndodhur vrasja e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, kanë kryer veprime inkriminuese konkrete për qëllim të grupit në fjalë, me ç’rast si pasojë e veprimeve të këtij grupi kriminal të organizuar ka ardh deri te vrasja e tani të ndjerit Ivanoviq.

I pandehuri Nedejlko Spasojeviq, thuhet se duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, ka bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryejnë vrasjen e tani të ndjerit Ivanoviq, me ç’rast me dashje dhe dijeni i ka ndihmuar të dyshuarit e panjohur në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke krijuar kushtet dhe mënjanuar pengesat për kryerjen e kësaj vepre penale, ashtu që fillimisht i njëjti u ka mundësuar të dyshuarve që të lëviznin me veturën zyrtare të policisë të markës “Golf IV”, karavan, më pas i ka dërguar të njëjtit tek vetura “Opel Astra”, ngjyrë e kaltër, pa targa, nga e cila veturë është shtënë në drejtim të ndjerit Ivanoviq, e që për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Mitrovicës.

Tutje, thuhet se përveç kësaj  i pandehuri Spasojeviq, në ditën kritike së bashku me dy policët që kanë qenë të parët në vendin e ngjarjes Zharko Jovanoviq dhe Dragisha Markoviq, me dashje dhe dijeni ka  shpërdorur detyrën e tij zyrtare duke mos i kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, në atë mënyrë që ka lejuar personat e paautorizuar të futen në vendin e ngjarjes dhe të dëmtojnë provat që kanë qenë aty, ku edhe kishte ndodhur vrasja e të ndjerit Ivanoviq.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Marko Roshiq, duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, duke bashkëpunuar ngushtë me të pandehurit Spasojeviq, Basara, Bojiç, Veselinoviç, dhe Radoiçiç, në atë mënyrë që me veturën e tij të llojit “Santa Fe”, ka përcjellë çdo lëvizje të tani të ndejrti Ivanoviq, para vrasjes së tij, ku pas vrasjes, në rrobat e të ndjerit është gjetur një letër, në të cilën kanë qenë të dhënat e veturës “Santa Fe”, ngjyrë e zezë. Kjo veture thuhet se pas vrasjes së viktimës e ka përcjellë edhe vëllain e viktimës Mirosllav Ivanoviq, e njëjta veturë është në pronësi dhe përdorim të pandehurit Roshiq dhe vetura e përmendur parkohet tek restoranti “Grey” që është pronë e të pandehurit Milan Radoiçiç.

Aktakuza thotë se i pandehuri Rade Basa, në cilësinë e zyrtarit policor, konkretisht hetues në Njësinë e Hetimeve Regjionale në Mitrovicë- Veri, nuk i ka përmbushur detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër dhe i njëjti duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, njëkohësisht si hetues policor, ka bashkëpunuar ngushtë me Zheljko Bojiq dhe me grupin kriminal të organizuar e që është udhëhequr ngga Milan Radoiçiç, nga i cili grup ka marrë urdhra për të fshehur dhe eliminuar dëshmitë-provat, dhe nga grupi kriminal është angazhuar që t’i fsheh gjurmët e krimit, t’i selektojnë rastet nën hetim, ku në ato raste ku pjesëtarët e grupit kriminal të Milan Radoiçiç, kanë qenë në cilësinë e të dyshuarve, nuk i ka hetuar me qëllim që ato raste të mos zbardhen dhe të mbesin të pazbuluara, me ç’rast me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj.

Për të pandehurën Silvana Arsoviq, thuhet se si anëtare e grupit kriminal të organizuar, duke bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit që kanë qenë në koordinim për vrasjen e Ivanoviq, ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke bërë krijimin e kushteve dhe mënjanimin e pengesave për kryerjen e veprës penale në atë mënyrë që në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes të Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyret e SDP-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyçur nga rryma, me ç’rast u është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Ivanoviq. E njëjta thuhet se me datën 16 janar 2018, në ora 08:16, menjëherë pas vrasjes së Ivanoviqit, i ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyret e partisë SDP, e cila ka qenë duku punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.

Me këtë të pandehurit, sipas prokurorisë, kanë kryer veprën penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga nenin 283, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRPK-së lidhur me veprat penale vrasje e rëndë sipas nenit 179, paragrafi 1.9 të KPRK-së dhe veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 442, paragrafi 2, nënparagrafi 2.1lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Tutje, aktakuza thotë se i akuzuari Dragisha Markoviq, me datën 16 janar 2019, në cilësi të zyrtarit policor, pa autorizim i ka vënë në dispozicion personit tjetër informatën, e cila përbën fshehtësi zyrtare, në atë mënyrë që derisa ishte në detyrë zyrtare nga vendi i ngjarjes, ku edhe kishte ndodhur vrasja e Ivanoviq, me qëllim të publikimit apo shfrytëzimit të asaj informate, jashtë territorit të Republikës së Kosovës, duke i raportuar një zyrtari policor në shtetin e Serbisë ende pa u konfirmuar lajmi se është vrarë tani i ndjeri Ivanoviq.

Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Në vijim thuhet se Dragisha Markoviq dhe Zharko Javanoviq, në datën 16 janar 2018, në cilësi të personave zyrtare, kanë shpërdorur detyrën e tyre zyrtare duke mos i kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, në atë mënyrë që pas vrasjes së Ivanoviq, kanë dal në vendin e ngjarjes, nuk e kanë siguruar mirë vendin e ngjarjes duke lënë persona të tjerë që të ndërhyjnë në atë hapësirë, si dhe të njëjtit me qëllim që t’i bëjnë të pashfrytëzueshme provat në procedura zyrtare, kanë manipuluar me to, duke i hequr dhe fshehur ato, ashtu që fillimisht i pandehuri Dragisha Markoviq bën me dorë në drejtim të gëzhojës, e cila ishte gjetur në vendin e ngjarjes, e të cilën më pas i pandehuri Jovanoviq e merr, e fut në xhep dhe së bashku me Markoviq largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këtë akuzohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Ndërsa, Jovanoviq, gjithashtu akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi të njëjtit me datën 10 shkurt 2018, sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të shtëpive dhe objekteve përcjellëse dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë e markës TT, e kalibrit 7.62 mm, dhe 9 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilat i pandehuri i ka poseduar pa leje.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zakonet e çuditshme të shtatzënisë rreth botës
3 March, 2021

Zakonet e çuditshme të shtatzënisë rreth botës

Bota është plot me zakone për çdo gjë, por këto po që janë paksa të çuditshme! Është një thënie që

Lajmet e fundit
  • Prokurori Krasniqi vdiq duke luajtur futboll 3 March, 2021
  • Vdes Murat Jashari, i denuari per plagosjen e Azem Vllasit 3 March, 2021
  • Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta 3 March, 2021
  • Haradinaj takon Ulrika Richardson: Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB 3 March, 2021
  • Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19, fillon të rëndohet gjendja në spitale 3 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top