Deputetët sot do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës për të diskutuar në lidhje me pakon emergjente financiare prej 320 milionë eurosh, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Një ekip i mjekëve është parë të ketë arritur herët në mëngjes në hapësirat e Kuvendit të Kosovës për të kontrolluar secilin deputet para se të futen në sallën kryesore të Kuvendit.
Sipas rekomandimeve të IKSHPK’së, mjekët do ta kontrollojnë temperaturën e secilit deputet që futet në sallë, për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.