fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 May, 2022 16:21 Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar
  • 20 May, 2022 16:17 Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore
  • 20 May, 2022 16:00 Ministria e Financave tregon se kur do të dalin 100 eurot e qeverisë për sektorin privat
  • 20 May, 2022 15:57 Kryetari i PDK-së i prezanton 5 prioritetet e Kabinetit për Qeverisje të Mirë
  • 20 May, 2022 15:55 Jashari e Corell nënshkruajnë marrëveshje për avancimin e partneritetit mes FSK-së e Gardës Kombëtare të Iowas
  • 20 May, 2022 15:53 Presidentja Osmani pret në takim një delegacion nga Komisioni i Venecias, flasin për vetingun
  • 20 May, 2022 15:49 Dogana kalon gjysmë miliard euro të hyra
  • 20 May, 2022 15:48 Dreshaj: Mësimdhënësit dolën në rrugë prej zorit, Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme
  • 20 May, 2022 11:04 Komandantja Supreme, rekrutëve të rinj: Shpresa jonë është e varur tek ju (
  • 20 May, 2022 10:59 Mehaj, rekrutëve të FSK-së: Në jetën ushtarake veç Adem Jashari është komandant i përjetshëm
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Deputeti i Bundestagut: Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige, Rusia po e shfrytëzon pasigurinë në Ballkanin Perëndimor
4 May, 2022

Deputeti i Bundestagut, Josip Juratoviq, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige dhe se Rusia po e shfrytëzon në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Juratoviq thekson se është e nevojshme që Serbia të jetë pjesë e pakos së gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë. I pyetur për marrëveshjen e re të gazit të Serbisë me Rusinë, ai tha se askush nga Evropa nuk do të kritikonte qeverinë aktuale për negocimin e marrëveshjeve të mëtejshme.

“Sanksionet nuk prekin vetëm Rusinë, ato na prekin edhe neve. Serbia duhet të zgjedhë anën e duhur në një farë mënyre dhe të marrë përsipër një përgjegjësi të caktuar”, tha Juratoviq.

Ai thekson se BE-ja duhet të gjejë një sistem që Serbia të arrijë pavarësinë nga gazi rus.

“Gazi është nuk është një çështje vetëm për ngrohjeje, mendoj se askush nga Evropa nuk do ta kritikojë qeverinë aktuale për vazhdimin e negociatave për marrëveshje të mëtejshme, por do të monitorohet nga afër nëse thjesht nuk ka alternativë tjetër apo sepse dëshiron të ulet në dy karrige. Ka ardhur koha për ne në Evropë se nuk mund të jemi më neutralë, por duhet të vendosim se cilën anë të mbajmë”, theksoi ai për N1, përcjell Telegrafi.

Juratoviq thotë se janë të vetëdijshëm se Rusia po e përdor në favor të saj pasigurinë në Ballkanin Perëndimor.

“Lufta është një realitet, nuk është vetëm e kaluara e shekullit të XX-të dhe ne duhet të kujdesemi për sigurinë e BE-së, dhe Ballkani Perëndimor luan një rol të rëndësishëm këtu. Ai nuk është ende pjesë e BE-së, ka ende shumë probleme në rajon, se Ballkani Perëndimor nuk është kërcënim për Evropën”, ka shtuar Juratoviq.

Pak ditë më parë, Bundestagu miratoi dokumentin “Mbrojtja e paqes dhe lirisë në Evropë – mbështetje gjithëpërfshirëse për Ukrainën”. Pjesë e këtij dokumenti është edhe ftesa për Qeverinë e Gjermanisë që të propozojë, brenda institucioneve të BE-së, rishqyrtimin e ndihmës nga fondet e para-anëtarësimit për kandidatët për anëtarësim, të cilët po i shmangen vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Por unë mendoj se Serbia më në fund duhet të vendosë në cilën anë është. Serbia nuk mund të ulet më në dy karrige. Në fund të fundit, nuk është vetëm në interesin e Gjermanisë, mendoj se vetë Putini (Vladimir) funksionon në atë mënyrë dhe mendoj se ai mund të citoj Churchillin, i cili dikur tha – ‘nuk është problem të jesh neutral, është e rëndësishme që të jesh neutral në anën e duhur’”, theksoi deputeti i Bundestagut.

“Në të njëjtën kohë po glorifikohet Putini, i cili ka kundërvlera dhe sulmon vlerat (BE). Nuk ka asnjë qeveri sovrane për t’i kërkuar falje”, shtoi ai.

Juratoviq thotë se ish-kancelarja gjermane Angela Merkel dhe disa politikanë gjermanë i toleruan pikëpamjet e tilla të Vuçiqit dhe e lavdëruan atë si reformator, duke e shpërfaqur atë që po ndodh brenda Serbisë dhe se, nga ana tjetër, ai duhet të jetë i vendosur tani.

Deputeti gjerman thotë se është i mendimit, duke e ditur situatën në Serbi, se Vuçiq dhe “stabilokracia e tij” nuk janë aq të forta sa opozita dhe demokracia është e dobët.

“Liria e medias është gjë në vetë, por ka edhe deficite brenda strukturave demokratike në Serbi. E kam fjalën për opozitën dhe ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje kësaj, të forcojmë dhe mundësojmë ato struktura demokratike që janë identike me qëllimet e BE-së”, ka përfunduar ai.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Aktorja e njohur turke i futet muzikës, e ndihmon bashkëshorti saj këngëtar 20 May, 2022
  • Nesër e pasnesër unaza kryesore e Prishtinës shndërrohet në njëkahore 20 May, 2022
  • Pse lia e majmunëve po përhapet në Evropë dhe SHBA? 20 May, 2022
  • Spanja mbështet hyrjen e Ukrainës në BE, thotë ministri i Jashtëm 20 May, 2022
  • Senatori amerikan pas takimit me Kurtin: Angazhimi i SHBA’së ndaj Kosovës është më krucial se kurrë 20 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top