fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 July, 2022 11:16 Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë
  • 4 July, 2022 11:12 Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni
  • 4 July, 2022 11:05 Konjufca e uron 4 korrikun: ShBA-ja, fanar i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit
  • 4 July, 2022 11:02 Beogradi i reagon Kurtit pasi iu drejtua serbëve me një video për targat
  • 4 July, 2022 11:00 Nervozohet Brnabiq me vendimin e Kosovës për targat
  • 4 July, 2022 10:52 Bislimi: Shpresojmë që Finlanda të futet shpejt në NATO, pastaj Kosova
  • 4 July, 2022 10:51 Osmani: Sot populli i Kosovës iu bashkohet me gjithë zemër amerikanëve në festimin e 4 korrikut
  • 4 July, 2022 09:17 Këngëtari i njohur do të bëhet baba, partnerja e tij shihet me barkun e rrumbullakosur
  • 4 July, 2022 09:15 Humbi gjyqin me Johnny Depp, Amber Heard ndërmerr diçka
  • 4 July, 2022 09:09 Drita Ziri zgjidhet Miss Shqipëria 2022
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Deputetja e Vetëvendosjes dënohet me tri vjet burgim për rastin “Abi Qarshia”
17 May, 2022

Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy (2) të akuzuarve, dhe aktgjykim lirues ndaj katër (4) të akuzuarve, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar.

Jetmire Vrenezi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje është dënuar me tri vjet burgim.

Përveç Vrenezit është dënuar edhe Imer Thaçi. Kurse të akuzuarit tjerë në këtë rast, Egzona Morina-Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi, janë liruar nga akuza.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks-objektit të “Abi Çarshia”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Në aktakuzë thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi, në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi, inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj, zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi, përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SH.P.K në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Kymete Kicaj – Kryetare, dhe anëtarët Raima Elezi dhe Refki Piraj), ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve I.Th., dhe J.V., për shkak se:

JANË FAJTOR

– Se me datë 19 korrik 2019, dhe 21 korrik 2019, në Prizren në objektin “Abi Çarshia” të akuzuarit në cilësinë personave zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” Sh.P.K., Prizren në atë mënyrë:

– I akuzuari I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit “Abi” Sh.P.K., në Prizren,

– E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara

J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit “Abi Çarshia” pronë e “Abi” Sh.P.K., me nr. …….
me datë 15.07.2019.

Kështu që të akuzuarit, me datë 19.07.2019, me pjesëmarrjen e tyre aktive, realizojnë rrënimin e aneks objektit “Abi Çarshia” duke ditur se i dëmtuarit ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, veprojnë në kundërshtim me Ligjin nr. 06/L024, për trajtimin e ndërtimeve pa leje, dhe atë Neni 6 dhe 11, par. 6 në kundërshtim me nenin 5,6 dhe 7 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/19, të datës 12.07.2019, Ligjin mbi procedurën e përgjithshme Administrative si dhe vendimeve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. A213/18 si dhe A-179/19, me të cilën janë anuluar aktvendimet të Drejtorisë së Inspektorateve Komunal i ndërtimtarisë në Prizren nr. ………….., nr. ……………, duke obliguar organet Komunale në Prizren të veprojnë konform ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, si dhe Udhëzimeve Administrative në fuqi, andaj të akuzuarit duke mos
i përfillur vendime te Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi, me ç ‘rast gjatë rrënimit shkaktojnë dëm.

Me këtë në bashkëkryerje kanë kryer penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 1-1 lidhur me nenin 31 të të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të
akuzuarit i GJYKON:

– Të akuzuarin I.Th., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

– Të akuzuarën J.V., Dënim me GJOBË në shumën prej 2.000 (dymijë) euro, dhe Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej tre (3) viteve

Të akuzuarit – E.M.-Th., A.T., I.B., dhe Sh.K., LIROHEN NGA AKUZA, ngase nuk është provuar se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 par. 2 lidhur me par.1 dhe neni 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dëmtuari “Abi” Sh.P.K., për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Kymete Kicaj, në pika të shkurtra ka arsyetuar dënimin e shqiptuar duke sqaruar se në bazë të administrimit të provave, duke analizuar veç e veç secilën provë materiale, deklarimet e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e të akuzuarve, Gjykata ka gjetur se të akuzuarit I.Th., (në cilësi të Drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratave) dhe J.V., (në kuadër të zyrtares pranë Drejtorisë së Inspektorateve), duke vepruar me dashje direkte tejkalojnë autorizimet e tyre ligjore.

Bazuar në të gjitha provat, Gjykata ka vlerësuar se autoritet – të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative.

I dëmtuari është udhëzuar në kontest të rregullt civil, pasi që trupi gjykues ekspertizës i ka falur besimin pjesërisht, vetëm sa i përket konstatimit të dëmit, por jo në lartësinë e tij në shumën prej 69,729.66 euro.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton
4 July, 2022

Shtatë shenjat e sigurta që partneri po ju tradhton

Tradhëtia është një nga gjërat që ka lindur me njerëzimin. Nuk mund të shmanget edhe nga bisedat e përditshme, pasi

Lajmet e fundit
  • Çka thotë raporti i policisë për plagosjen e dy policëve ku dyshohet se u përfshi Nuredin Lushtaku me disa familjarë 4 July, 2022
  • SHBA porosit 105 mln doza vakinash, përgatitet për valën e vjeshtës 4 July, 2022
  • Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni 4 July, 2022
  • Goditet me 20 plumba një lokal në magjistralen Prishtinë-Ferizaj 4 July, 2022
  • Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë 4 July, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top