Avokati Gazmend Halilaj tha se është sulmuar me armë zjarri dhe ka marrë plagë në trup.
Klan Kosova merr vesh se ai është dërguar në QKUK dhe sipas raportit mjekësor ai ka gërvishtje në dorën e majtë, bërryl dhe në kokë.
Halilaj ka postuar edhe disa fotografi nga vend ii sulmit në një postim në Facebook.
Ai më herët kishte akuzuar Sami Lushtakun se e ka kërcënuar pasi ky kishte thënë se ka keqpërdorur fondin e UÇK-së.