Vazhdojnë telashet për Novak Djokovicin.
Tenisti serb është duke i kaluar momentet më të errëta të karrierës.
34 vjeçarit iu mohua pjesëmarrja në Australian Open javë më parë pasi nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe nuk dëshmoi me fakte se ishte i liruar.
Ai u detyrua të largohej nga Australia, ku qëndroi i izoluar në hotel për disa ditë, shkruan “Gazeta Express”.
E tash, Novak i ka marrë edhe dy goditje të tjera, për shkak të kokëfortësisë së tij për të mos e marrë vaksinën.
Të hënën ai e humbi primatin në renditjen botërore, e cila tash i takon rusit Medvedev.
E tash, tenistin serb e braktisi trajneri, i cili e ka sjell deri tek suksesi që e gëzon ai, Marian Vajda.
E më pas, edhe kompania “Peugeot”, sponsor i tij kryesor, vendosi ta braktis Djokovicin, me të cilin kishte marrëveshje bashkëpunimi që nga viti 2014.
Gjithçka ndodhi pas kaosit të ndodhur në Australian Open, ku mbërriti me vonesë, përfundoi në gjykatë dhe në fund u përjashtua.
Trajneri Vajda nuk i ka përcjellë turnetë e fundit të Djokovicit, ai nuk ishte i pranishëm as në Melbourne e as në Dubai.
Ai është 57 vjeç dhe ka thënë se ka nevojë të qëndrojë më shumë me familje, por lamtumira e menjëhershme ka qenë befasuese.
Në ekipin e serbin mbesin megjithatë, Goran Ivanisevic, gjithashtu trajner historik, dhe fizioterapistët, Ulises Badio e Miljan Amanovic, por edhe përgatiësi kondicional, Marco Panichi.