Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka vlerësuar se zgjedhjet e 14 shkurtit janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të drejta.
Gjatë një konference për media, DnV shpalosi të gjeturat kryesore nga vëzhgimi i procesit të zgjedhjeve, ku vlerësoi faktin që qytetarët kanë dëshmuar kulturë të lartë demokratike duke dalë në numër të madh për të votuar, përkundër motit të ligë dhe situatës me pandeminë.
“Fushata zgjedhore është paraprirë nga një fushatë intesive. Fushata zgjedhore ishte dinamike dhe elektrizuese në raport me zgjedhjet e kaluara, e sidomos nëse merret parasysh pandemia dhe kufizimet e ndjeshme që kanë qenë në fuqi”.
“Shumica e aktiviteteve të mbajtura nga subjektet politike nuk kanë qenë të paralajmëruara brena afatit 24 orësh në Komisine Komunale të Zgjedhjeve”.
“Në shumicën e aktiviteteve të subjekteve politike është vërejtur shkallë e lartë e mosrespektimit të masave, ndërsa institucionet qendrore kanë qëndruar të heshtura dhe kanë mbyllur sytë karshi këtyre shkeljeve”.
“Sa i përket monitorimit të mediave, është vërejtur që i është ofruar hapësirë përgjithësisht e barabartë për subjektet e mëdha, ndërsa subjektet e vogla politike kanë pasur hapësirë të reduktuar të mediumeve në vend”.
“Gjetjet tregojnë se mbulueshmërinë më të madhe në radhët e televizioneve tona e ka pasur LDK, ndërsa PDK ka pasur më së paku mbulueshmëri në kronika zgjedhore”.
“Sa i përket certifikimit, ne si DnV vlerësojmë që Gjykata Supreme është dashur që t’i obligojë subjektet politike që t’i rirendisin kandidatët e tyre”, deklaruan nga ky koalicion.