Anëtari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Millorad Dodik u tha gazetarëve sot se Republika Serbe është nisur në rrugën për të dalë nga Bosnja, nga e cila nuk ka kthim.
“Ne do ta bëjmë këtë dhe nuk do të ndalemi nga SHBA apo nga dikush tjetër sepse besojmë se Marrëveshja e Dejtonit u prish, kryesisht me ndërhyrjen e një faktori ndërkombëtar”, u tha Dodik gazetarëve në Sarajevë, raporton Vijesti.ba.
Ai deklaroi se koha do ta dëshmojë se sa serioze është Republika Serbe në këtë drejtim dhe ka shtuar se ka një zgjedhje midis dy gjërave, njëra prej të cilave është të lejojë që ajo të zhduket në heshtje dhe të shkatërrohet përmes një pakete “vdekjeprurëse” të bërë nga komuniteti ndërkombëtar dhe pala boshnjake në Sarajevë.