Juventus është duke kërkuar që t’i bëjë konkurrencë Wojciech Szczesny në portë.
Ata janë duke synuar blerjen e portierit të rivalit Milan, Gianluigi Donnarumma, shkruan Gazzetta dello Sport.
Italiani ka vetëm edhe një vit në kontratë me Zonjën e Vjetër. Nëse nuk e bën blerjen e tij në verën e ardhshme atëherë Juve do të duhet të shqyrtojë rinovimin me Szczesny.