fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 11 April, 2021 14:30 Beyonce dhe Jay-Z darkojnë në Las Vegas për të festuar 13-vjetorin e martesës
  • 11 April, 2021 14:28 Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës
  • 11 April, 2021 14:20 Enca nga Dubai thotë se nuk ka nevojë për të dashur sepse i ka dy
  • 11 April, 2021 14:18 Fatmir Limaj kujton Agim Ramadanin: Ra për të mos vdekur kurrë
  • 11 April, 2021 14:14 Sipas vendimit të Qeverisë qytetarët e Kosovës që shkuan në Shqipëri për fundjavë nuk kanë nevojë as për test e as të vetizolohen
  • 11 April, 2021 14:10 Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip
  • 9 April, 2021 20:52 Vdiq reperi dhe aktori DMX
  • 9 April, 2021 20:46 Borrell i shkruan letër Kurtit: BE-ja i ka qëndruar pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftimin e pandemisë
  • 9 April, 2021 17:29 Osmani bashkëbisedoi me profesorë të Katedrës Kushtetuese në Ditën e Kushtetutës
  • 9 April, 2021 17:26 Kosova mbyllet pas rasteve me COVID – Qytetarët ikin në Shqipëri, VIP-at në Dubai
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Drecun flet për luftë në Ballkan: Prishtina dhe Tirana po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”
19 January, 2021

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me paralajmërimin e një referendumi për bashkim me Shqipërinë, tregoi se cili është qëllimi strategjik afatgjatë, jo vetëm i partive politike shqiptare në Kosovë, por edhe i Shqipërisë, dhe ky është sipas tij projekti i krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

“Haradinaj guxoi, tani ndoshta për shkak të nevojave politike që ai ka për shkak të zgjedhjeve të ardhshme, për ta thënë publikisht atë që të tjerët e mendojnë dhe e duan. Nëse mbajmë në mendje se Albin Kurti dhe Vetëvendosja gjithashtu mbrojnë krijimin e një Shqipërie të madhe, atëherë situata është shumë e qartë dhe ajo që ka thënë Haradinaj tregon tani shkallën e rrezikut për stabilitetin në rajon nga veprimet e Shqipërisë së Madhe”, tha Drecun për “Kosovo Online”.

Ai theksoi se vlerëson që deklarata e Haradinaj është kërcënim për një luftë të përgjithshme në Ballkan, sepse “Shqipëria e Madhe” – tha ai, përfshin, përveç pjesëve të territorit të Serbisë, edhe pjesë të Maqedonisë Veriore, Malit të Zi dhe Greqisë.

“Nëse do të mbahet një referendum dhe do të bëhet shpallja zyrtare e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë shqiptarët në vendet e tjera do të inkurajohen fuqimisht ta marrin të njëjtën rrugë. Dhe ky është një rrezik real për rajonin. Kërcënimi është shumë serioz sepse nuk është thjesht një histori fushate por ne jemi duke punuar në mënyrë sistematike për këtë”, theksoi ai.

Drecun gjithashtu tha se kjo tregon pse, siç thotë, bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit ishin të pasuksesshme dhe se pse “Pishtina është në panik rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

“Kjo na tregon se Prishtina do të përpiqet të marrë njohje të mundshme nga Beogradi në periudhën e ardhshme, por që ata nuk janë të interesuar për ndonjë zgjidhje kompromisi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare, por që rruga e tyre është e drejtuar në një drejtim tjetër, dhe ai është bashkimi me Shqipërinë. Kjo tregohet përmes hapave të viteve të kaluara që Prishtina dhe Tirana i kanë ndërmarrë në të gjitha fushat, si politikisht dhe ekonomikisht, deri në pikën që ata kanë një lloj misionesh të përbashkëta diplomatike dhe se ata folën për faktin se u duhet një president i përbashkët po ashtu” tha Drecun.

Mendimin e tij, Drecun thotë se e përforcon “një përpjekje për ta tërhequr jugun e Serbisë qendrore, zonën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvexhës, në bisedime midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq.

Vuçiq tha se “Haradinaj është njeri i rrezikshëm dhe ‘Shqipëria e Madhe’ do të ishte një kërcënim për të gjithë”. Ai tha se për deklaratën e Haradinajt mbi mundësinë e një referendumi për bashkimin të Kosovës me Shqipërinë, Serbia do ta ketë “një përgjigje adekuate”, ndërsa shtoi se “kërcënimet nuk duhet të kthehen me kërcënime”.

Ndërsa Milivojeviq e konsideroi deklaratën e kryetarit të AAK-së si një kërcënim serioz dhe paralajmërim të “radikalizimit të situatës në Kosovë pas zgjedhjeve”.

Presidentit të Serbisë iu kundërpërgjigj ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së konsideroi se “për sa kohë i dukem i rrezikshëm Aleksandër Vuçiqit dhe Serbisë, jemi në rrugë të drejtë”. Ai i tha Vuçiqit të mos bëhet nervoz sepse “Kosova po e kërkon vetëm atë që i takon”. /

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut
8 April, 2021

Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut

Barku i fryrë mund të ndihet për shkak të disa zakoneve të këqija! Përveçse një simptomë e ciklit menstrual ose

Lajmet e fundit
  • Beyonce dhe Jay-Z darkojnë në Las Vegas për të festuar 13-vjetorin e martesës 11 April, 2021
  • Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës 11 April, 2021
  • 15 për qind e popullatës në Gjermani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 11 April, 2021
  • Kërkohet karantinë kombëtare në Gjermani 11 April, 2021
  • Enca nga Dubai thotë se nuk ka nevojë për të dashur sepse i ka dy 11 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top