Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani ka dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit në një restorant në Ferizaj.
Lenjani tha se tre nga të lënduarit janë në mjekimin intensiv.
“15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë ardhur në klinikë. Tre pacientë janë në kujdesin intensiv. Një e moshës 20 vjeçarje e cila ka diegie të kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”.
Ai theksoi se kanë pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Spitalin e Ferizajit, dhe sa këta të fundit i kanë lajmëruar me kohë për pacientët që i kanë referuar, andaj edhe janë bërë gati dhe kanë sistemuar të gjitha pacientët.