fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 January, 2021 14:39 Nitaj pret në takim anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të Trepçës
  • 19 January, 2021 14:32 PSD-ja vendos grafit me fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerë
  • 19 January, 2021 14:30 Dua Lipa e mahnitur me aftësitë e të dashurit të saj në gatim
  • 19 January, 2021 14:26 KEK shënon rekord të prodhimit të energjisë gjatë 2020-ës
  • 19 January, 2021 14:23 Abrashi prezanton projektin për shkarkimin nga veturat të lagjes “Dardania” në Fushë-Kosovë
  • 19 January, 2021 14:22 Lirimi i veteranëve, Miftaraj i IKD-së kërkon vetting
  • 19 January, 2021 12:21 Qendrës kryesore të skijimit në Kosovë po i shkakton vështirësi pandemia
  • 19 January, 2021 12:08 Hoti rikthen pamjet e marrëveshjes së Washingtonit: Me LDK-në Kosova thellon bashkëpunimin me ShBA’në
  • 18 January, 2021 14:14 Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse
  • 18 January, 2021 14:12 Ambasada e ShBA-ve: Strategjia për rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë moment historik
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
“Drejtuesit e RTK-së po tentojnë të zgjedhin në krye të financave një menaxher restoranti”
20 November, 2020

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka thënë se drejtuesit e televizionit publik po tentojnë të zgjedhin në krye të financave dhe administratës së RTK-së një menaxher restoranti.

Kjo sindikatë ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të publikojnë edhe dëshmi që flasin për lidhjet e këtij personi me njerëz të fuqishëm të politikës.

“Drejtuesit e RTK-së po tentojnë ta zgjedhin në krye të financave dhe administratës së RTK-së një menaxher restauranti. Nëse kjo ndodhë, atëherë ky person do të ishte përgjegjësi kryesor për buxhetin prej rreth 13 milion euro, për kontratat e një mijë të punësuarve, për të drejtat ligjore e autoriale, për ligjin, statutin dhe rregulloret e RTK-së”, thuhet në komunikatën e RTK-së.

Sindikata ka kërkuar anulimin e këtij konkursi dhe hetime urgjente nga Prokuroria.

Komunikata e plotë:

PRISHTINË, 20.11.2020- Sindikata e Pavarur e RTK-së (SPRTK) ka identifikuar parregullsinë e radhës nga Menaxhmenti i RTK-së.

Kjo ka të bëjë me konkursin për pozitën Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta, ku hyjnë njësitë më vitale të RTK-së, siç janë Financat, Administrata, Burimet Njerëzore, Zyra ligjore etj.Në konkursin për këtë pozitë kanë aplikuar tre kandidatë, dhe sipas informatave që posedon Sindikata asnjëri nga ta nuk i ka plotësuar kriteret e konkursit. Dy prej kandidatëtve që kanë aplikuar për këtë pozitë jamë të kualifikuar për histori dhe gazetari, ndërsa kandidati i tretë ka përvojë në menaxhim të restaoranteve.

Sipas ligjeve të aplikuara në vendin tonë, konkursi shpallet i pavlefshëm nëse nuk aplikojnë së paku tre kandidatë që i plotësojnë kushtet e kërkuara me konkurs.

Në publikimin e konkursit për këtë pozitë, më poshtë i gjeni disa prej kushteve që janë kërkuar, e që nuk i ka plotësuar asnjëri prej aplikuesve:

-Kualifikim superior profesional në drejtimin juridik apo në menaxhim biznesi;

-Të paktën pesë vjetë përvojë pune në menaxhimin e mediave apo fushave tjera relevante (përparësi kanë kandidatët me përvojë më të gjatë).

Bazuar në kriteret e përcaktuara, ky konkurs do të duhej të anulohej, dhe jo të procedohej tutje siç ka vepruar Menaxhmenti i RTK-së, duke i ftuar kandidatët që t’i nënshtrohen testit me shkrim i cili u realizua dje.

Paligjshmërisë së këtij procesi i dha vulë mosgatishmëria e Menaxhmentit për t’i lejuar qasje përfaqësuesit të Sindiktës në dosjen e aplikantëve.

Prej funksionalizimit të ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive të RTK-së, kjo është hera e parë që një Menaxhment i RTK-së, pasi e fton Sindikatën që ta vëzhgojë procesin e konkursit, nuk i ofron asaj qasje në dokumentacionin e aplikantëve.

Nëse pengohet qasja në dosjen e aplikantëve atëherë cili është efekti i vëzhgimit të procesit nga Sindikata?!

SPRTK kërkon nga drejtuesit e RTK-së anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi.

Prokuroria e shtetit ta hetojë me urgjencë këtë proces të paligjshëm dhe shumë të dëmshëm për Transmetuesin Publik.

SPRTK në ditët në vijim, përmes një konference për medie do t’i publikojë dëshmitë që flasin për lidhjet e këtij personi me njerëz të fuqishëm të politikës, si dhe të gjitha parregullsitë dhe veprimet e kundërligjshme në RTK.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Ushqimet që duhet t’i hani patjetër çdo ditë
19 January, 2021

Ushqimet që duhet t’i hani patjetër çdo ditë

Regjimet e rrepta ushqimore janë të vështira për t’u zbatuar në jetën e përditshme. E megjithatë, kur uleni në tryezë

Lajmet e fundit
  • Nitaj pret në takim anëtarët e Bordit dhe menaxhmentit të Trepçës 19 January, 2021
  • Prodhohet për herë të parë bateria e veturave elektrike që mbushet për 5 minuta 19 January, 2021
  • AGK-ja ngushëllon për vdekjen e gazetarit Muharrem Ramabaja 19 January, 2021
  • PSD-ja vendos grafit me fytyrën e Albin Kurtit në kontejnerë 19 January, 2021
  • Dua Lipa e mahnitur me aftësitë e të dashurit të saj në gatim 19 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top