fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 27 January, 2021 16:09 VV-ja e AAK-ja dorëzojnë ankesë në Supreme
  • 27 January, 2021 15:59 PAI dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së
  • 27 January, 2021 15:57 Apeli vërteton aktakuzën në rastin e ish-ministrit Nenad Rikalo dhe të tjerëve
  • 27 January, 2021 15:00 Pasi u deklarua transgjinor, Elliot Page po shkurorëzohet nga bashkëshortja
  • 27 January, 2021 14:54 Haxhi Avdyli: Isa Mustafa është i zoti me manipulimin e njerëzve
  • 27 January, 2021 14:52 ”Trutë në tokë t’i kisha qitë”, Osmani kërcënohet përmes facebookut
  • 27 January, 2021 14:39 Hoxhaj uron Blinken: Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare
  • 27 January, 2021 14:27 Ahmeti: Në momentin që hapet Thesari do të kryhet pagesa për të prekurit me COVID-19 dhe bizneset
  • 27 January, 2021 14:25 “Ditë të bardha po vijnë”, Vjosa Osmani lajmërohet me një foto
  • 27 January, 2021 12:27 Hoti uron Blinken: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën Kosovë-ShBA
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Dreka e Pacollit me para të shtetit në hotelin e tij nuk mund të hetohet
24 August, 2018

Agjencioni antikorrupsion e ka të pamundur ti hetoj pagesat që Behgjet Pacolli i kishte bërë në hotelin ku vet është pronarë.

KALLXO.com raportoj se në vitin 2011-të zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli kishte paguar një drekë nga buxheti shtetëror në hotelin ku ai është aksionar “Swiss Diamond”.

Bëhet fjalë për faturën e datës 26 korrik të vitit 2012, në të cilën Pacolli drekoi me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Kjo faturë e drekës kishte arritur vlerën prej 662 eurove e 30 centësh.

Por, sipas Agjencionit Kundër Korrupsion ky rast nuk mund të procedohet si konflikt i interesit si pasojë e periudhës kohore.

Afrim Atashi nga Agjencioni Antikorrupsion thotë se e kanë të pamundur të fillojnë procedurën për konflikt të interesit për arsye se kanë kaluar më shumë se gjashtë vite nga koha kur ka ndodhur rasti.

Gjithashtu sipas tij, gjatë kohës kur ka ndodhur ky rast, Konflikti i Interesit nuk ka qenë vepër penale në Kodin Penal, prandaj edhe nuk mund të trajtohet si e tillë.

“Inicimi i procedurës për konflikt të interesit në Agjenci nuk mund të fillojë në qoftë se kanë kaluar dy (2) vite nga data e kryerjes së veprimit, përveç kur parashihet ndryshe me ligj. Nga kjo rrjedh se afati kur dyshohet se është kryer kjo vepër ka kaluar me shumë se 6 vjet, andaj në këto rrethana ne si AKK nuk kemi mandatë qe ta iniciojmë procedurën për trajtim te rastit për Konflikt te Interesit, njëheritë ju njoftojmë se në ketë periudhë Konfliktit i Interesit si vepër nuk ka qenë e kategorizuar si vepër penale në Kodin Penal.”, ka thënë Atashi.

Vet Behgjet Pacolli nuk ka dashur të komentoj në pyetjet nëse pagesat me para të shtetit për faturat në hotelin e tij i sheh si konflikt interesi.

“Ju e keni thënë atë që keni dashtë”, u përgjigj Pacolli.

Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, e mbante pozitën e njëjtë edhe në 2012. Këto të dhëna janë në faturat që BIRN i ka marrë pas 6 vitesh nga Zyra e Kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do të publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes
25 January, 2021

Do të përfshiheni në një mosmarrëveshje me miqtë tuaj, bëni kujdes

Horoskopi për ditën e sotme, 25 janar 2021. Dashi Është koha të bëheni plotësisht flirtues sot. Kontaktet përmes shikimit mund

Lajmet e fundit
  • “Në botën e Zlatanit s’ka vend për razicëm” Reagon Ibrahimovic për përleshjen me Lukakun 27 January, 2021
  • VV-ja e AAK-ja dorëzojnë ankesë në Supreme 27 January, 2021
  • Gates: Pandemia e ardhshme mund të jetë 10 herë më e keqe se kjo 27 January, 2021
  • Mbi 2 mijë testime, 8 të vdekur dhe 301 raste të reja me COVID-19 në Kosovë 27 January, 2021
  • PAI dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së 27 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top