Dy fëmijë të infektuar me COVID-19 janë të shtrirë sot në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës.
Ndërsa, me COVID-19 është e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë një grua.
Gjatë këtij viti, me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 është parë se është rritur edhe numri i fëmijëve të infektuar me këtë virus.
Ndërsa, Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se me COVID-19 në klinikat COVID të QKUK’së dhe spitalet rajonale sot janë të shtrirë 99 pacientë, prej tyre 92 pozitivë me virus. 86 pacientë janë me oksigjeno-terapi, 7 pacientë në Mjekim Intensiv.