16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe dy raste të vdekjeve nga ky infeksion.
Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648.
Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 597.