fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 March, 2021 13:51 Meghan Markle mohon se ka bulëzuar asistentët e saj në Pallatin Mbretëror
  • 4 March, 2021 13:47 Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri
  • 4 March, 2021 13:39 20 deputetët e komuniteteve joshumicë
  • 4 March, 2021 13:37 Ish-deputetët e LDK’së që nuk arritën të bëhen deputetë në këtë legjislaturë
  • 4 March, 2021 13:31 Arban Abrashi, i vetmi nga ministrat e LDK-së që nuk u bë deputet
  • 4 March, 2021 13:30 Zgjedhjet e 14 shkurtit – mbi 71 mijë vota për Donika Gërvallën
  • 4 March, 2021 13:25 Naser Ramadani kërkon masa rigoroze ndaj COVID-19
  • 4 March, 2021 13:23 Lista e Osmanit me shtatë deputetë në parlament
  • 4 March, 2021 13:07 Këto janë votat e gruas së Rexhep Selimi
  • 4 March, 2021 13:05 Behgjet Pacollin e votuan 11 mijë e 649 persona
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Dy mjekë po trajtohen në QKUK pasi u infektuan për herë të dytë me koronavirus
4 February, 2021

Profesionistë shëndetësorë në Kosovë kanë ngritur shqetësimin se personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, po riinfektohen.

Ata thanë se tashmë kanë hospitalizuar për herë të dytë edhe mjekë të cilët aktualisht  janë në trajtim.

Në anën tjetër infektologu Ilir Tolaj tha se se riinfeksioni  me Covid 19,  si mundësi  ekziston  por në praktikë është një dukuri e rrallë.

Ai shtoi se studimet  po tregojnë që imuniteti kundër Covid 19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite.

Në Kosovë tashmë njerëzit kanë filluar të riinfektohen me virusin Korona. Këtë e thonë profesionistë shëndetësorë sipas të cilëve shumica e rasteve po e kalojnë lehtë sëmundjen.

Rukije Mehmeti, pulmologe i tha Radio Kosovës se vetëm në klinikën pulmologjike në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës,  aktualisht janë dy mjekë, të cilët janë në trajtim nga riinfektimi.

’Shumica e rasteve po e kalojnë më lehtë riinfektimin . Ne në klinikë I kemi dy doktorë që janë riinfektu për herën e dytë. Janë raste më të rralla, por po paraqiten individë të caktuar. Edhe në klinikën infektive ka raste që janë duke u  trajtuar.

Kjo është sëmundje që është e rëndësishme edhe kodi gjenetik. Disa e kalojnë shumë më lehtë disa më vështirë. Pra varet edhe virulenca  por edhe të tjerë faktorë’’, tha Mehmeti.

Në anën tjetër infektologu Ilir Tolaj bëri të ditur se riinfeksioni si mundësi  ekziston  por në praktikë është një dukuri e rrallë. Në gjithë botën janë të regjistruara një numër i vogël i rasteve, që tregon se imuniteti kundër  Kovid 19 është i qëndrueshëm dhe mjaftueshëm mbrojtës që të mos përsëritet infeksioni.

“Në Kosovë jo vetëm popullata por edhe mjekët e kanë ngritur një shqetësim që numri i të riinfektuarve është I lartë, por Kosova nuk ka asgjë ndryshe nga pjesa tjetër e botës dhe ajo që e dallon është popullata e re dhe që ka një imunitet më të madh të mbrojtjes së riinfeksionit. Riinfektimi mund të them se është i rrallë.

Ai shtoi se studimet  po tregojnë që imuniteti kundër Kovid 19 është i qëndrueshëm dhe zgjat me vite, ndërkohë që flet edhe për atë se si duhet mbrohen personat që tashmë e kanë kaluar sëmundjen e Kovid 19.
’ Mbrojtja ka të bëj me aplikimin e masave që janë të rekomanduara kudo në botë pra distanca,  maska dhe higjiena e duarve’’, tha Tolaj.

Sidoqoftë një studim i ri, i bërë në shkallë të gjerë në Britaninë e Madhe tregon se pas infektimit me COVID-19 imuniteti bie shumë më shpejt se sa mendohej, sidomos tek të moshuarit.

Po ashtu krijimi i antitrupave varet nga grada e sëmundjes së kaluar.

Për çudi numri i antitrupave ra më pak tek punonjësit e sistemit të shëndetësisë, gjë që tregon për përsëritje të infektimit ose ekspozim më të madh ndaj virusit të Koronës, thonë studiuesit.

Pra imuniteti zgjat disa javë ose disa muaj, dhe  kjo varet nga personi që infektohet.

 

 

Share Now

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Ish-mësuesja 49 vjeçare thotë se duket 20 vjet më e re falë 50 operacioneve plastike
4 March, 2021

Ish-mësuesja 49 vjeçare thotë se duket 20 vjet më e re falë 50 operacioneve plastike

Një ish-mësuese ka pranuar se ka bërë 50 ndërhyrje para moshës 50 vjeçare – dhe pretendon se njerëzit tani nuk

Lajmet e fundit
  • Porsche & Volkswagen Group po e shqyrton mundësinë të futet në Formula 1 4 March, 2021
  • Nga 120 ulëse në Parlament, 44 prej tyre i fituan gratë 4 March, 2021
  • Meghan Markle mohon se ka bulëzuar asistentët e saj në Pallatin Mbretëror 4 March, 2021
  • Shtetet me më shumë njerëz me mbipeshë kanë më shumë viktima të Covid-19 4 March, 2021
  • Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri 4 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top