Dy pacientë me Covid-19 janë në gjendje kritike shëndetësore dhe aktualisht janë në mjekim intensiv duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.
Shërbimi Spitalor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, fillimisht kishin njoftuar për një pacient në gjendje të rëndë si pasojë e Covid-19.
Megjithatë raportit iu shtua edhe një rast tjetër pasi Dr. Nderim Hasani, mjek kujdestar i Klinikës Infektive, njoftoi përmes një komenti në facebook, se në mjekim intenziv janë dy raste me Covid-19.