Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy viktima nga COVID-19, ndërkaq edhe dy mijë e 243 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus, nga tetë mijë e 416 testime të bëra.
Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 170.
Në total numri i rasteve aktive është 19 mijë e 519.
Në 24 orët e fundit janë dhënë një mijë e 861 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.
Deri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërkaq janë dhënë 44 mijë e 143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.