Në Kosovë, sot është shënuar një rast i ri me Covid-19, i cili është rast kontakti dhe vjen nga Komuna e Vushtrrisë.
Këtë e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës me anë të një njoftimi për media në të cilin thuhet se “Sot më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren”.
“Nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.