Rezultate të jashtëzakonshme janë arritur nga anëtarët e përfaqësueses së Kosovës në skijim për kategoritë e reja në garën e FIS PIBA Cup në Bankso të Bullgarisë.
Lirka Deva për 0.25 të qindat e sekondës nuk arriti të rankohet e para dhe kështu fitoi medaljen e argjendë në këtë garë që u zhvillua në disiplinën e Sllallomit të Madh (GS).
Elena Hoxha u radhit si e 8-ta me dallim prej 9.62 sekondash nga vendi i parë.
Kurse në gjininë e meshkujve, Klos Vokshi arriti të rankohet i 15-ti nga 38 garues gjithsej me dallim kohor prej 10.41 sekondash nga vendi i parë