fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 11 April, 2021 16:04 Krimineli Sheshel: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë
  • 11 April, 2021 14:30 Beyonce dhe Jay-Z darkojnë në Las Vegas për të festuar 13-vjetorin e martesës
  • 11 April, 2021 14:28 Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës
  • 11 April, 2021 14:20 Enca nga Dubai thotë se nuk ka nevojë për të dashur sepse i ka dy
  • 11 April, 2021 14:18 Fatmir Limaj kujton Agim Ramadanin: Ra për të mos vdekur kurrë
  • 11 April, 2021 14:14 Sipas vendimit të Qeverisë qytetarët e Kosovës që shkuan në Shqipëri për fundjavë nuk kanë nevojë as për test e as të vetizolohen
  • 11 April, 2021 14:10 Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip
  • 11 April, 2021 14:00 Ramush Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij
  • 11 April, 2021 13:57 KMDLNJ: Sava Janjiq duhet të hetohet për krime lufte
  • 9 April, 2021 20:52 Vdiq reperi dhe aktori DMX
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Ellie Goulding shtatzënë me fëmijën e parë
24 February, 2021

Ylli britanik i muzikës, Ellie Goulding dhe bashkëshorti i saj Caspar Jopling, janë në pritje të fëmijës së parë.

Këngëtarja 34-vjeçare e cila është në javën e 30-të të shtatzënisë, tha se çifti e kishte mësuar lajmin e shtatzënisë në përvjetorin e parë të martesës së tyre, në gusht të vitit të kaluar, duke shtuar se ishte një befasi për të dy.

Duke folur për revistën prestigjioze “British Vogue”, ylli i hitit “Lights” deklaroi se pak para se ta kuptonte se është në pritje të fëmijës së parë, ajo e kishte mbajtur një koncert live në muzeun “V&A”.

“Ne e mbajtëm një koncert. Unë isha shtatzënë por nuk e kisha idenë për këtë. Kjo ndodhi në kohën kur unë dhe Caspar shkuam në një udhëtim me rastin e përvjetorit të parë të martesës, dhe pikërisht atje e kuptuam lajmin e gëzuar. Ishte një befasi për të dy, sepse ne po e festonim vetëm vitin e parë të martesës dhe nuk kishim planifikuar të bëheshim me fëmijë kaq shpejtë. Prandaj edhe ideja se mund të isha shtatzënë, nuk dukej si realitet. Por jemi shumë të lumtur për këtë, dhe të qenit shtatzënë më ka bërë të ndihem si njeri më i mirë. Unë dua të bëhem nënë sa më e mirë dhe dua që fëmija im të rritet në një botë më të bukur. Po e shijoj çdo moment të shtatzënisë bashkë me të gjitha ndryshimet që po i pëson trupi im. Edhe bashkëshorti im është shumë i lumtur dhe mezi po presim ta takojmë fëmijën tonë”.

 

Tutje në intervistën e gjatë të realizuar nga shtëpia e këngëtares në Gloucestershire, Goulding tha se bashkë me burrin e saj kishin vendosur që lajmin e shtatzënisë, ta mbajnë të fshehtë për një kohë.

Ellie Goulding dhe Caspar Jopling u martuan me një ceremoni glamuroze, më 31 gusht të vitit 2019. Këngëtarja kishte veshur një fustan tradicional të martesës të shoqëruar me vello, dhe të dizajnuar nga Natacha Ramsay-Levi.

Këngëtarja njihet për hite të shumta muzikore, si “Burn”, “I Need Your Love”, “Beating Heart”, “Powerful”, “Love Me Like You Do” dhe të tjerë.

Vjetëve të fundit ajo nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, duke u fokusuar në angazhimet e saj si aktiviste. Gjatë vitit 2020, Goulding i lansoi dy këngë, “Power” dhe “Slow Granade”, ndërsa para një muaji ajo e solli videoprojektin, “New Love”, të realizuar në bashkëpunim me dyshen e famshme të muzikës, Mark Ronson dhe Diplo.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut
8 April, 2021

Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut

Barku i fryrë mund të ndihet për shkak të disa zakoneve të këqija! Përveçse një simptomë e ciklit menstrual ose

Lajmet e fundit
  • Krimineli Sheshel: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë 11 April, 2021
  • Qeveria: Rreth 29 mijë qytetarë ia mësyen Shqipërisë, fluksin nuk e shkaktuan masat e reja 11 April, 2021
  • Shqipëria ndryshon masat anti-COVID, zgjatet orari i qarkullimit 11 April, 2021
  • 12 viktima dhe 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë 11 April, 2021
  • Beyonce dhe Jay-Z darkojnë në Las Vegas për të festuar 13-vjetorin e martesës 11 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top