fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Emisari gjerman: Qëllimi ynë final është që të kemi Kosovën në NATO, mosliberalizimi i vizave gabim i madh i BE’së
20 May, 2022

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se qëllimi final i Gjermanisë është që Kosova të jetë si vend i pavarur me të drejta të plota në NATO dhe në Bashkimit Evropian. Ai ka folur edhe për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, duke thënë se është një nga dy gabimet më të mëdha të BE-së.

Ai ia ka kujtuar Kosovës se akoma i ka 5 vende që nuk e njohin dhe se jo çdonjëri ka një pozicion të qartë siç e kanë gjermanët.

I pyetur se a do ta ndihmojë Gjermania Kosovën për t’u bërë pjesë e NATO-së, ai ka thënë se për momentin kanë tema të tjera në krye të listës për të cilat janë duke punuar, duke përmendur Këshillin e Evropës.

“Këshillin e Evropës, dhe në përgjithësi ne gjithmonë jemi të gatshëm që të ndihmojmë, por gjithashtu duhet të mendojmë se nuk jemi më të mirët për të ndihmuar me disa shtete anëtare, besoj se e kuptoni se çfarë dua të them”, tha Sarrazin, duke shtuar se janë pro aplikimit të Kosovës në KE.

Ka shtuar se për këtë, Qeveria e Kosovës e di se ka rrugë të gjatë deri te vendimi final.

Emisari ka deklaruar se do të flasin me secilin për ta mbështetur Kosovën që të jetë e suksesshme .

“Në maratonë, ju nuk duhet të vraponi shpejt në kilometrat e para, pasi që kilometrat e fundit janë aty dhe duhet të keni një ritëm dhe pamje të qartë. Ne do t’i bashkohemi Kosovës në të gjithë rrugëtimin e maratonës, do t’i japim ujë, do t’i brohorasim dhe mbështesim dhe do të flasim gjithashtu me secilin për ta mbështetur Kosovën që të jetë e suksesshme”, tha ai për Kallxo.com.

Emisari ka folur edhe për mos liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, dy nga gabimet që duhet të korrigjohen nga Bashkimi Evropian është që të hapen negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e po ashtu të liberalizohen vizat për Kosovën.

“Të hapim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe më në fund të bëjmë liberalizimin e vizave me Kosovën. Pra, duhet të korrigjojmë dy gabime pasi që këto vendime do të duhej ishin marrë shumë më herët. Pra, duhet t’i korrigjojmë ato”, ka thënë ai.

Sarrazin ka thënë se Kosova ka përmbushur që një kohë të gjatë kriteret për liberalizim të vizave. Ka shtuar se janë duke punuar që t’i bindin dhe miqtë e tyre në mënyrë që të ndodhë ky proces.

“Mund të them se ne po i shtyjmë këto argumente te miqtë tanë. Ne po flasim me miqtë tanë dhe po ju themi se kriteret janë plotësuar që një kohë të gjatë. Nëse ne mund të gjejmë zgjidhje të cilat janë ndihmuese dhe po mundohemi të shpjegojmë edhe dimensionin politik të gjithë kësaj”, ka thënë Sarrazin./

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top