Presidenti i Turqisë ka thënë se njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore është e papranueshme.
“Ne e shohim këtë vendim të Rusisë si të papranueshëm. Përsërisim thirrjen tonë respektim të ligjit ndërkombëtar nga të gjitha palët”, u tha Erdogan gazetarëve të martën.
Gjithashtu, Erdogan ofroi të ndërmjetësonte në konflikt dhe paralajmëroi Rusinë kundër pushtimit të Ukrainës. Ai kritikoi gjithashtu Perëndimin për trajtimin e krizës.
Ai tha se Konferenca e Mynihut nuk ishte gjë tjetër veçse një Samit i NATO-s.
Turqia është fqinje detare e Ukrainës dhe Rusisë në Detin e Zi dhe ka lidhje të mira me të dyja.