Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka përkrahur thirrjen e kongresistit amerikan, Ritchie Torres, për ndryshim të qëndrimit ndaj pesë vendeve të BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.
Para Torres, edhe vetë Mandl kishte kërkuar nga Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania që ta njohin Kosovën në fjalimin e tij në Parlamentin Europian.
“Jemi bashkë”, ka shkruar Mandl në Tëitter krahas letrës së Torres.
“Për të mirën e kësaj gjenerate dhe gjeneratave që vijnë, për dinjitetin, lirinë, paqen, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, shtoi Mandl.
Dje, Torres përmes një letre që iu shkroi pesë vendeve europiane, iu kërkoi atyre që ta rikonsiderojnë pozicionin e tyre karshi Kosovës.
“Lufta e Kosovës, për dhe arritjen e pavarësisë tregoi përkushtimin e saj ndaj demokracisë. Shfaqja e fortë e vetëvendosjes jo të dhunshme përputhet fuqishëm me vlerat thelbësore të demokracive të tjera në mbarë botën”, ka shkruar Torres.