fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 3 March, 2021 19:44 Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta
  • 3 March, 2021 19:41 Haradinaj takon Ulrika Richardson: Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB
  • 3 March, 2021 19:37 Meta takohet me Kurtin: E urova për fitoren dhe për procesin e shkëlqyer zgjedhor që realizoi Kosova
  • 3 March, 2021 19:33 Vlora Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore, kthehet në Kosovë
  • 3 March, 2021 15:34 Të premten fillon “Epopeja e UÇK-së”, kështu do të shënohet kjo ditë
  • 3 March, 2021 15:30 Haki Rugova: Nuk do të kandidoj vetë, kam shumë preferenca për kryetar partie
  • 3 March, 2021 15:26 Zyrtari i AAK-së: Nuk do të heqim dorë nga posti i presidentit
  • 3 March, 2021 15:16 Abbott: Britania ndan pikëpamjet e njëjta me Lajçak dhe Kurtin për dialogun
  • 3 March, 2021 15:10 Lajçak përfundon vizitën në Kosovë: Dialogu, çelësi për aspiratat e Kosovës dhe Serbisë
  • 2 March, 2021 21:51 Këshilltari amerikan i Kurtit i reagon Grenellit: Jam krenar që punoj me Kurtin dhe Vetëvendosjen!
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Euronews: Gjashtë palë zgjedhje për 12 vjet, tregojnë dhimbjet në rritje të një shteti të ri
11 February, 2021

Mediumi prestigjioz Euronews ka shkruar për zgjedhjet e 14 shkurtit që do të mbahen në Kosovë.

Orlando Crowcroft, i cili është autor i artikullit flet për figurën e Albin Kurtit.

Në këtë artikull theksohet se Kurti, pritet të jetë sërish kryeministër me rreth 40 deri në 50 përqind të votive.

Këtu përmendet fakti se atij nuk iu mundësua të kandidojë në këto zgjedhje për shkak se kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015.

“Njeriu i cili shihet si kryeministër i ardhshëm i Kosovës është një politikan 45-vjeçar, të cilit shkaku i gjuajtjes së gazi lotsjellës në parlament në vitin 2015, i është ndaluar të kandidojë në zgjedhje më 14 shkurt. Për shkak të ligjit “të çuditshëm” elektoral të Kosovës, Albin Kurti pritet që të shërbejë si kryeministër nëse dalin të sakta sondazhet, ku aktualisht thuhet se Lëvizja Vetëvendosje ka 40-50 për qind të votive”, shkruan Euronews.

Shkrimi i Euronews flet po ashtu edhe për ecurinë e koalicionit Vetëvendosje – Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila zgjati vetëm 50 ditë.

Tutje përmendet edhe rrëzimi i Qeverisë Hoti nga Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor të vitit të kaluar.

“Nuk do të jetë hera e parë që Kurti mban postin e kryeministrit. Në 2019, Vetëvendosje formoi një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila zgjati vetëm 50 ditë para se LDK-ja të votojë pro shkarkimit të qeverisë, ku ishte pjesë edhe vetë.Nga qershori, Hoti kishte marrë detyrën e kryeministrit pasi kishte arritur të krijonte një koalicion qeverisës me 61 vota të parlamentit nga gjithsej 120. Më 21 dhjetor, doli që një nga ato 61 vota ishte e pavlefshme pasi një deputet ishte dënuar me burg shkaku i një dënimi për mashtrim. Kjo rrëzoi qeverinë e Hotit dhe hapi rrugën për zgjedhje të reja më 14 shkurt”.

Si shkak i ndalimit të Albin Kurtit në këto zgjedhje ishte hedhja e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, duke e kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi.

“Pritej që Kurti të kandidonte deri javën e kaluar, kur lideri i Vetëvendosjes u parandalua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për incidentin e gazit lotsjellës, i cili ndodhi në vitin 2015, kur kundërshtoi një marrëveshje të shënjimit të kufirit me Malin e Zi”.

Këtu përmendet edhe struktura demografike e Kosovës.

Sipas këtij shkrimi më shumë se 40 përqind e popullsisë janë nën 25 vjeç dhe mosha mesatare është 30 vjeç.

Pjesëmarrja e rinisë në zgjedhje duket të jetë mjaft e lartë.

“Më shumë se 40 për qind e kosovarëve janë nën 25 vjeç dhe mosha mesatare është 30, krahasuar me 41 në Serbi, 43 në Bosnjë dhe 46 në Gjermani. Pjesëmarrja në votime midis atyre nga 18 deri në 24 vjeç është më e lartë se çdo grupmoshë tjetër, sipas një raporti të vitit 2016 nga USAID”.

“Është ndryshim i gjeneratave. Kemi 25 mijë të rinj kosovarë që mbushin 18 vjet çdo vit në një vend me 1.8 milion njerëz. Kosova është ende vendi i vetëm në  Evropë që ka rritje të popullsisë”, tha Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv në Grupin e Kërkimit të Politikave të Ballkanit.

Shkrimi i Orlando Crowcroft vë në pah rolin e rinisë në rezistencën ndaj okupatorit serb.

Këtu përmendet edhe angazhimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, në luftën e Kosovës atëherë si një 30 vjeçar.

“Ky nuk është një fenomen i ri në Kosovë. Në vitin 1997, ishin studentët në Universitetin e Prishtinës ata që filluan lëvizjen protestuese që përfundimisht çoi në shtypjen e përgjakshme të Serbisë dhe më pas okupimin ushtarak të Kosovës, përfundoi vetëm në vitin 1999 pasi një fushatë bombardimesh e NATO-s 78-ditore detyroi milicët serbë dhe ushtrinë jugosllave për të tërhequr”.

“Në terren, ishin të rinjtë kosovarë, përfshirë edhe 30-vjeçarin e atëhershëm Hashim Thaçi që udhëhoqi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) drejt fitores në malet e Kosovës gjersa dhjetë vjet më vonë – në 2008 – u ngrit në këmbë në parlamenti kosovar dhe shpalli pavarësinë”.

“Tani, dhjetë vjet të tjera, është rinia e Kosovës që po e thotë përsëri fjalën e saj, por këtë herë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, të kthyer në politikanë, të cilët Kurti i akuzon hapur për pasurimin e tyre në kurriz të Kosovës. Ai ka veçuar Thaçin, i cili mbetet ndoshta më i njohuri nga veteranët e UÇK-së ende në politikën kosovare, për poshtërim të veçantë”, shkruan Euronews përcjell Klan Kosova.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zakonet e çuditshme të shtatzënisë rreth botës
3 March, 2021

Zakonet e çuditshme të shtatzënisë rreth botës

Bota është plot me zakone për çdo gjë, por këto po që janë paksa të çuditshme! Është një thënie që

Lajmet e fundit
  • Prokurori Krasniqi vdiq duke luajtur futboll 3 March, 2021
  • Vdes Murat Jashari, i denuari per plagosjen e Azem Vllasit 3 March, 2021
  • Gastronomët marshojnë të hënën në kundërshtim të masave anti-COVID, paralajmërojnë protesta 3 March, 2021
  • Haradinaj takon Ulrika Richardson: Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB 3 March, 2021
  • Rritet numri i të hospitalizuarve me COVID-19, fillon të rëndohet gjendja në spitale 3 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top