fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 22 January, 2021 15:33 Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim
  • 22 January, 2021 15:19 Kandidati i PDK’së për deputet: Vetëvendosje po pretendon ta instalojë diktaturën
  • 22 January, 2021 15:10 Frashër Krasniqi: Glauk Konjufca dhe Haki Abazi ndjehen të dyshuar nga lideri suprem
  • 22 January, 2021 15:08 Edhe Sali Berisha e komenton çështjen e certifikimit të Albin Kurtit
  • 22 January, 2021 14:52 Seanca për rastin e Ivanoviqit mbahet më 5 shkurt
  • 22 January, 2021 14:43 Dave Chappelle infektohet me COVID-19
  • 22 January, 2021 14:30 Gigi Hadid bën të ditur emrin e vajzës së saj me Zayn Malik
  • 22 January, 2021 14:26 Punëtorët e Postës ankohen për mospagesat e pagave dhe konkursin për punëtorë të rinj
  • 22 January, 2021 14:19 Dështon gjykimi ndaj Haki Rugovës, mungon prokurori i rastit dhe i akuzuari Rugova
  • 22 January, 2021 14:17 Reagon edhe ambasada e Francës në Kosovë: KQZ’ja të lejohet ta bëjë punën pa ndërhyrje
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Evra: Neymari do ta gjejë formën e tij më të mirë në Barcelonë
30 August, 2019

Patrice Evra është i bindur se Neymari do t’i kthehet formës së tij më të mirë në Barcelonë nëse largohet nga Paris Saint-Germaini dhe beson se sulmuesi brazilian është kritikuar padrejtësisht.

 

Kampionia e La Ligës, Barcelona, është duke negociuar me Paris Saint-Germainin për ta kthyer Neymarin në Camp Nou, vetëm dy vjet pasi klubi francez e bleu brazilianin për 222 milionë euro, duke e bërë atë futbollistin më të shtrenjtë në botë, transmeton Gazeta Express.

Neymari – i cili besohet se ka tërhequr interesim nga Real Madridi – ende nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të këtij sezoni për Paris Saint-Germainin, përderisa 27-vjeçari u kritikua ashpër nga tifozët e klubit francez gjatë ndeshjes së 11 gushtit kundër Nimesit.

Ish-mbrojtësi anësor i Manchester Unitedit dhe Juventusit e ka kritikuar trajtimin që po i bëhet Neymarit në Paris, mirëpo sugjeroi se një kthim në Spanjë do të ndikonte që braziliani t’i kthehej formës së tij më të mirë.

“Mendoj se ka shumë njerëz të cilëve nuk u pëlqen Neymari. Problemi në këtë botë është kur je vetja, njerëzit të urrejnë; kur gënjen, njerëzit të dashurojnë”, tha Evra dje ceremoninë e ndarjes së çmimeve të UEFA-s.

“Unë shpesh kam folur me Neymari dhe uroj që Zoti do t’ia bëjë realitet atij planet. Është gjithmonë kështu: kur transferohesh je mbreti i botës dhe kur largohesh… duket sikur Neymari ta kishte vrarë dikë”.

“Do ta shihni, njerëzve do t’u mungojë Neymari për stilin e tij gjenial të lojës. Është e thjeshtë, një futbollist duhet ta ndiejë dashurinë e të tjerëve. Kur ndien shumë negativitet, duhet të largohesh”.

“Ka njerëz, ndoshta edhe në media, të cilët e përdorin këtë dhe e kritikojnë atë për simulime të tepërta gjatë ndeshjeve. Ata e krijojnë këtë lloj urrejtjeje rreth tij. Por, Neymari është një djalosh i mirë. Ai i ka dhënë shumë PSG-së”.

“Ne po flasim për Neymarin, por kur Neymari nuk luajti nga Liga e Kampionëve, PSG-ja nuk arriti të shkojë më tutje. Neymari nuk ishte aty për ato dy gjysmëfinale. Paris Saint-Germaini s’ka llogari ta humbasë Neymarin, pasi që ai është shumë i rëndësishëm në skuadër”.

“Nuk e di nëse do ta humbin, por, nëse e humbin, ata do ta humbin një futbollist të mrekullueshëm. Dhe nëse ai kthehet në Barcelonë, ai do të bëhet futbollisti që ishte gjithmonë”.

Neymari i shënoi 34 gola në 37 ndeshje në Ligue 1, përkundër që të dyja sezonet e tij me PSG-në u dëmtuan nga lëndime serioze në shputën e këmbës. Gjithsej, Neymari i ka shënuar 51 gola në 58 ndeshje me PSG-në.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën
22 January, 2021

Zbuloni rëndësinë e dimrit për gjumin, infeksionet dhe lëkurën

Moti i ftohtë mund të duket si ndëshkimi më i madh për dikë që preferon pranverën a verën, megjithatë, ai

Lajmet e fundit
  • Në mesin e të vdekurve nga COVID-19 është edhe një 47 vjeçar 22 January, 2021
  • 14 të vdekur dhe 289 raste të reja me koronavirus 22 January, 2021
  • Zyra për Certifikim rekomandon që Kurtit t’i lejohet kandidimi 22 January, 2021
  • Ahmetaj për votimin jashtë vendit: 134 mijë emaila të pahapura do t’i procedojmë gjatë ditëve në vazhdim 22 January, 2021
  • Adebayor: Nuk do të jap para për bamirësi, bëj e ha ç’të dua 22 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top