Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Topalli ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet. Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar edhe arsyet e moskandidimit të tij janë personale.
“Tani kur po përpilohen listat e partive politike për deputetë, dua t’iu njoftojë që nuk do të jam pjesë e listës së koalicionit PSD-AAK. Arsyet e moskandidimit tim janë personale”.
“Unë do të vazhdojë të jem pjesë e Partisë Socialdemkrate, të cilës ia kam falur gjithë besimin tim dhe prej së cilës jam emëruar drejtues i Shtabit Zgjedhor për Ferizaj dhe drejtues i Shtabit Rajonal për zgjedhjet e vitit 2019. Pra, do të jem 100% në shërbim të Kosovës, 100% në shërbim të PSD-së”.