Filmi nga Korea e Jugut ka arritr të bëhet filmi i parë në gjuhë të huaj që fiton çmimin kryesor në ndarjen e çmimeve Oscars.
Akademia e Filmit në Amerikë ka vendosur që çmimin kryesor t’i japë një filmi që nuk është në gjuhë angleze, duke bërë kështu historinë.
Filmi ‘Parasite’ i regjisorit Bong Joon-Ho ishte edhe favoriti i fansave në mbarë botën, e siç ndodh rrallëherë, shumica e çmimeve që janë ndarë janë pikërisht për ata që preferuan edhe shikuesit e thjeshtë të filmave dhe shumë kritikëve të filmit që nuk janë pjesë e Akademisë.