Miliarderi amerikan Elon Musk, duket se ka sfiduar presidentin rus Vladimir Putin në një luftë kokë më kokë, duke sugjeruar që fituesi të vendosë për fatin e Ukrainës.
“Me anë të këtij mesazhi sfidoj Vladimir Putin në dyluftim. Fituesi merr Ukrainën!”, shkruan Musk në llogarinë e tij në Twitter .
Presidenti rus ende nuk është përgjigjur. Musk ka qenë një mbështetës i zëshëm i Ukrainës qëkur është sulmuar nga Rusia.
Në fillim të këtij muaji, një nga kompanitë në pronësi të sipërmarrësit të teknologjisë me bazë në Kaliforni, Starlink, furnizoi Ukrainën me një numër të terminaleve satelitore – të cilët mbrojnë aksesin në internet të këtij vendi.
I hereby challenge
Владимир Путин
to single combat
Stakes are Україна
— Elon Musk (@elonmusk)March 14, 2022