Alban Ibrahimi, anëtar i Komisionit Zgjedhor (KShZ), në shkollën fillore “Liria”, në Çair të Shkupit në një intervistë për Indeksonline ka folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për çështjen e Referendumit.
Sipas tij, deri më tash gjithçka po ecën si duhet, dhe se nuk është shënuar ndonjë parregullsi.
“Gjithçka ka rrjedhë në rregull, pa incidente, pa parregullsi. Sa i përket fluksi nga gjithsej 763 persona me të drejtë vote kanë dalë 228 në këtë pikë votimi, me numër a me përqindje i bjen 28-29 përqind. Votuesit, pjesa dërmuese janë e komunitetit shqiptar, mirëpo ka edhe nga komunitetet tjera.”, ka theksuar ai.
Fluksi i madh i votuesve pritet të nisë në orët e pasdites, vlerëson Ibrahimi.
“Gjithçka është në rregull, si me listen zgjedhore. Besojë që do të kalohet 50% sa i përket votimeve, deri në orën 19:00 do të tejkalohet përqindja mbi 50%. Fluksi i madh i votuesve, dalja më e madhe është në orët e pasdites. Paraprakisht ne i numërojmë këtu votat, pastaj anëtarët e Komisionit Zgjedhor. Pastaj dokumentacioni dërgohet në Komunë ku bëhet rishqyrtimi, rinumërimi dhe verifikimi i rezultateve dhe dalim me një numër të saktë të llogaritjeve, që janë kompetent”, ka shtuar ai tutje gjatë bisedës./Indeksonline/