fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 20 January, 2021 19:22 LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID
  • 20 January, 2021 19:20 Richard Grenell uron Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së
  • 20 January, 2021 19:18 Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës
  • 20 January, 2021 19:15 Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë
  • 20 January, 2021 15:40 Haradinaj kërkon nga partitë ta votojnë për president: Do të jem rojë e Kosovës
  • 20 January, 2021 15:36 Haxhiu: Qytetarët me të drejtë janë shqetësuar me tendencat për largimin nga lista të Kurtit
  • 20 January, 2021 15:17 GLPS-ja kundërshton kandidimin për deputetë të personave që kanë probleme me ligjin
  • 20 January, 2021 14:55 Nitaj kërkon nga KEDS-i mos të ndërpritet energjia elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve
  • 20 January, 2021 14:43 Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV
  • 20 January, 2021 14:38 Verifikohen listat, 47 kandidatë për deputetë kanë problem me ligjin
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Forcat e Armatosura Shqiptare nisin dy kontingjente në Afganistan
10 December, 2019

Dy kontingjente me trupa nga Forcat e Armatosura u nisën sot për në Afganistan, ku për rreth 6 muaj do të shërbejnë në dy baza të ndryshme në misionin e NATO-s, Resolute Support.

Kontingjenti i parë i përbërë nga pjesëtarë të Batalionit të Mbështetjes me Luftim do të dislokohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit, ndërsa grupi i dytë nga Forcat Speciale do të shërbejë në Bagram.

Për përcjelljen e trupave tanë për në mision ishte i pranishëm zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai, si dhe familjarë të ushtarakëve.

Zëvendësministri Koçi e konsideroi nisjen e trupave në mision si ditë të shënuar për FA dhe vuri në dukje pjesëmarrjen e trupave tanë në të gjithë misionet e NATO-s. “Sot është një nga ditët e krenarisë të FA sepse dy kontingjente, një togë e Batalionit të Mbështetjes në Luftim dhe një grup nga Batalioni Special nisen për në Afganistan, përkatësisht në Kabul dhe në Bagram. Është një mision i vështirë, por që përputhet plotësisht me misionin kushtetutës të FARSH. Është detyrë e Forcave tona të Armatosura, është detyrë e Republikës së Shqipërisë si anëtare e NATO-s për ti shërbyer angazhimeve tona që ne kemi marrë përsipër përkundrejt kësaj aleance historike.

Ne jemi një nga vendet e para në NATO që krahasuar me numrin e ushtarakëve që ka Forca jonë e Armatosur kontribuon në misione ndërkombëtare. Këto ditë Shqipëria jeton ditë të vështira. Ne jemi krenarë me punën që kanë bërë FA që nga orët e para të tërmetit të 26 nëntorit. Ne do të vazhdojmë të jemi kudo ku populli ka nevojë, ku halli i qytetarit është i madh, ku rrezikohet jeta e qytetarit aty do të jetë ushtaraku ynë.”- u shpreh zoti Koçi.

Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Albert Mullai theksoi se ushtarakët e përzgjedhur për t’u dërguar në mision janë me përvojë e të mirëpërgatitur dhe siguroi familjarët e ushtarakëve për mbështetjen e pakursyer që ata do të kenë.

Toga e Batalionit të Mbështetjes me Luftim do të jetë kontingjenti i VII shqiptar në misionin Resolute Support në Kabul, ndërsa grupi i Forcave Speciale në Bagram, do të jetë kontingjenti i IV që trajnon kolegët e tyre afganë./tch/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit
19 January, 2021

Tajlanda iu shërben kanabis klientëve të lumtur në kuzhinën e spitalit

Buka dhe sallatat nuk janë pjatat e zakonshme në një meny të një restoranti në Tajlandë. Aty shërbehet edhe kanabis

Lajmet e fundit
  • LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID 20 January, 2021
  • Richard Grenell uron Joe Bidenin pas betimit si president i ShBA’së 20 January, 2021
  • Haradinaj në Istog takon veteranët dhe viziton Banjën e Pejës 20 January, 2021
  • Në këto vende nesër nuk do të ketë rrymë 20 January, 2021
  • Joe Bideni betohet si president: Kjo është dita e Amerikës 20 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top