fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 4 March, 2021 15:31 Tri deputetet veterane të LDK-së që mbeten jashtë Kuvendit
  • 4 March, 2021 15:28 Kandidati i LDK-së për deputet e sheh shpëtimin për Kosovën te koalicioni VV-LDK
  • 4 March, 2021 15:11 Kurti: Kushtetuta pengesë, por duhet ta ndryshojmë që Kosova dhe Shqipëria të bashkohen
  • 4 March, 2021 15:04 Dy deputetët e Vetëvendosjes që do ta udhëheqin seancën e parë të Kuvendit
  • 4 March, 2021 14:44 GAP: Kryetarët e komunave kanë plotësuar më pak se gjysmën e premtimeve të tyre
  • 4 March, 2021 14:42 Kështu duket shtëpia luksoze e Mozzikut
  • 4 March, 2021 14:40 NISMA nuk e kaloi pragun, por sa vota mori Fatmir Limaj
  • 4 March, 2021 14:18 Duda Balje mbetet jashtë Kuvendit, kaq vota mori
  • 4 March, 2021 13:54 Nga 120 ulëse në Parlament, 44 prej tyre i fituan gratë
  • 4 March, 2021 13:51 Meghan Markle mohon se ka bulëzuar asistentët e saj në Pallatin Mbretëror
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
FSK-ja në mision paqeruajtës gjashtëmujor në Kuvajt
16 February, 2021

Kuvajti është shteti në të cilin Forca e Sigurisë së Kosovës do të shërbejë me mision paqeruajtës, përkrah ushtrisë amerikane, ka konfirmuar komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Marrëveshja është nënshkruar me shtetin e Kuvajtit dhe kontingjenti i FSK-së do të nisë misionin në muajin mars të këtij viti. Ai pritet të zgjasë gjashtë muaj.

Iraku e Kuvajti ishin vendet në të cilat pritej të zbarkonte ushtria e re e Kosovës në mision e saj të parë paqeruajtës, por tashmë është konfirmuar se do të jetë ky i dyti ku një numër simbolik i pjesëtarëve të FSK-së do të shërbejnë. Njësitë e FSK-së do të jenë pjesë e misionit të Gardës Kombëtare të Iowas.

“Jemi tash në fazën teknike të procedurave, qofshin administrative, dhe që në mars do të kemi një numër, sado simbolik që të jetë, që do jenë krah ushtrisë amerikane. Do të jenë në një mision paqeruajtës në Kuvajt. Jemi në procedurat finale të kompletimit të dokumentacioneve të të gjithë pjesëtarëve tanë që do të jenë pjesë e këtij misioni”, ka thënë Rama për KP.

Komandanti i FSK-së ka thënë se ka garë të madhe të pjesëtarëve të Forcës që kanë shprehur interesimin për një shërbim të tillë, derisa përzgjedhja do të bëhet me pajtueshmëri me vendin partner dhe ushtrinë amerikane dhe personeli që udhëton caktohet mbi bazën e nevojës dhe kërkesave të tyre.

Shërbimi i FSK-së në mision paqeruajtës në botë po ndodh për herë të parë, e kjo po bëhet përkrah ushtrisë më të madhe në botë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në janar të këtij viti, i paraprirë vendimi i Qeverisë së Kosovës për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione paqeruajtëse me Gardën Kombëtare të Iowas, i marrë më 31 dhjetor 2020.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Shtatë gabime që duhet të ndaloni së bëri nëse keni flokë të buta dhe dobëta
4 March, 2021

Shtatë gabime që duhet të ndaloni së bëri nëse keni flokë të buta dhe dobëta

Këto gabime vetëm sa do të bëjnë flokët tuaj edhe më të dobët. Flokët janë të vështira për tu mbajtur,

Lajmet e fundit
  • Shtatë të vdekur e 591 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë 4 March, 2021
  • Paralajmëron MSH’ja: Nëse s’respektohen masat dhe rriten rastet do të kthehen kufizimet 4 March, 2021
  • Tri deputetet veterane të LDK-së që mbeten jashtë Kuvendit 4 March, 2021
  • Kandidati i LDK-së për deputet e sheh shpëtimin për Kosovën te koalicioni VV-LDK 4 March, 2021
  • SHBA sfidon hapur Rusinë 4 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top