Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një foto me dy ish-deputete, Marigona Gecin e Fatbardha Eminin.
Geci nga Anamorava është kujdesur të ‘thumbojë’ Vjosa Osmanin, duke thënë se ‘vetëm frikacakët ikin nga fronti’.
“Vetëm frikacakët ikun nga fronti!
1.)Marigona Geci dhe
2.)Fatbardha Emini.
Në komunën e Vitisë me aktivist të LDK-së dhe me kto dy femrat më të votuara të LDK-së nga kjo komunë”, ka shkruar ish-deputeti i LDK’së.
Ai në fund ka thënë se për 32 vite me radhë është përballur me sfida të ndryshme dhe ka potencuar se Anamorava do të jetë gjithmonë me LDK’në.
“Unë jam mësuar që 32 vjet me ju përballu furtunave të të gjitha ngjyrave.Anamorava gjith me LDK-ën”, ka përfunduar Geci.
Vjosa Osmani ka vendosur që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garojë ndaraz nga LDK’ja, me iniciativën e saj GUXO!