Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë që nuk e përkrahin propozimin e PDK-së për mocion procedural për përfshirjen e dy projektligjeve në procedurë të shqyrtimit në Kuvend.
Sipas Gashit nuk mund të bëhet shkelje ligjore në këtë rast.
“Kemi një seancë të thirrur me një rend dite dhe mbi bazën e diskutimeve japim mendimet tona. Kuvendi ka drejtë dy nisma ligjore, nismën për të hartuar një projektligj dhe për t’i kërkuar Qeverisë ta hartojë një projektligj, në këtë rast është se qeverisë ja kemi heq besimin”, ka thënë Gashi.