Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje çuditërisht ka refuzuar që të formohet Komisioni për hetimin e situatës energjetike.
Në konferencë para mediave pas përfundimit të seancë së sotme të Kuvendit, ai ka thënë se publikisht është diskutuar që ka pasur abuzim me energjinë elektrike në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, dhe se për këtë duhet që të votohet ky Komision.
“Unë prej se e mbaj mend Komisionet që janë kërkuar për t’u formuar çdo herë janë votuar. Kësaj radhe ky komision nuk do të bllokohet, është pamundur, ky do të formohet me 40 nënshkrimet e deputetëve”,ka thënë Gashi, njofton Klankosova.tv.
Ai ka shtuar se Qeveria dhe LVV tentuan me çdo kusht për ta ndaluar këtë.