fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 11 December, 2019 16:21 Young Zerka paralajmëron surprizën e radhës
  • 11 December, 2019 16:18 Vdes aktori i filmit “Alice”
  • 11 December, 2019 16:14 Sindikalistët nuk mohojnë grevat e përgjithshme
  • 11 December, 2019 15:54 Nis me dyer të mbyllura takimi i Albin Kurtit me përfaqësuesit e Sindikatave
  • 11 December, 2019 15:45 Mustafa priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi
  • 11 December, 2019 15:37 Vuçiq: Kurrë s`do ta njohim Kosovën
  • 11 December, 2019 15:34 Tahiri ia kujton Vuçiqit intervenimin e NATO-s
  • 11 December, 2019 15:30 Mustafa: Kosova vazhdon të pranojë dhe integrojë të kthyerit nga Siria
  • 11 December, 2019 15:27 Sot pritet takimi mes Kurtit e Mustafës
  • 11 December, 2019 13:43 MPJ thotë se do të ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët e lartë serbë që kryen krime në Kosovë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Gazeta austriake: Thaçi kërkon shkëmbim të territorit me Serbinë për pranim në BE
20 January, 2019

Gazeta austriake “Tiroler Tageszeitung” ka thënë se Hashim Thaçi i sheh planet për një shkëmbim të territorit me Serbinë si mënyrën më e mirë për ta çuar përpara pranimin në BE dhe NATO. Sipas tij, marrëveshja do të krijojë më shumë stabilitet dhe paqe në rajon. Ai ka thënë se kjo do t’ia mundësojë Kosovës dhe Serbisë hyrjen në BE dhe NATO.

“Nuk do të ketë kufi monoetnik, të dyja vendet do të jenë multietnike”, tha ish-bashkëthemeluesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi në vitet e 90-a për ndarjen e Kosovës nga Serbia. Tensionet në veri të Kosovës janë një nga arsyet për lidhjen e një marrëveshjeje me Serbinë së shpejti. “Një marrëveshje e tillë do të thotë se kurrë më nuk do të ketë luftë mes dy vendeve. Njerëzit do të kenë një jetë më të mirë, sepse marrëveshja do ta përmirësojë situatën ekonomike, do të krijojë më shumë vende pune dhe do të hapë kufijtë”, tha Thaçi.

Sipas gazetës, gjasat për një marrëveshje të suksesshme janë më të mira se kurrë më parë sepse BE-ja dhe SHBA-ja po e mbështesin këtë plan. “Një risi është se Rusia gjithashtu do të jetë e gatshme të pranojë një marrëveshje që miratohet nga të dyja palët”, tha presidenti. “Në të kaluarën, nuk kishte një gatishmëri kaq të madhe. Nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi, njerëzit tanë do të na dënojnë për dekada të tëra”, vazhdoi ai.

Sipas Thaçit, marrëveshja nuk duhet ta rregullojë vetëm çështjen e kufirit. “Nuk është vetëm për shkëmbimin e territorit, por për të gjitha aspektet tjera”, shpjegoi Thaçi. “Kjo marrëveshje do të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që gjithashtu merret me çështje të tjera, të tilla si të zhdukurit në luftën e popujve të ish-Jugosllavisë që ende nuk janë kthyer në shtëpi”, tha ai.

Thaçi ka hedhur poshtë mundësinë e krijimit të Shqipërisë së Madhe. “Nuk do të ketë as Shqipëri të Madhe, as Kosovë të Madhe. Në vend të kësaj, ne synojmë ta integrojmë rajonin në hapësirën pan-evropiane”, tha ai.

Presidenti kosovar e ka mbrojtur vendimin për transformimin e FSK-së në ushtri, vendim i cili u kritikua rëndë nga Serbia. “Ky është një vendim i justifikuar i një shteti sovran. Unë kam vendosur në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës”, theksoi Thaçi. Sipas tij, kjo ushtria është multietnike dhe do të sigurojë paqe me vendet tjera. “Gabimi ynë është se e morëm shumë vonë këtë vendim”, tha Thaçi, shkruan “Tiroler Tageszeitung”, përcjell /Express/

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje
11 December, 2019

A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje

Hulumtuesit sugjerojnë, që në paketimet e ushqimeve duhet të shkruhet se sa kohë dhe ushtrime fizike duhet të bëjë një

Lajmet e fundit
  • Goran Rakiq paralajmëron formimin e Asociacionit të Komunave Serbe pa e pyetur Kosovën 11 December, 2019
  • A e dini se për tretjen e një pice ju duhen 4 orë ecje 11 December, 2019
  • E duan në Europë, Sampaoli largohet nga Santos 11 December, 2019
  • Young Zerka paralajmëron surprizën e radhës 11 December, 2019
  • Vdes aktori i filmit “Alice” 11 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top