fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 17 May, 2022 15:01 Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë
  • 17 May, 2022 14:54 Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi
  • 17 May, 2022 14:39 Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani
  • 17 May, 2022 14:30 Qeveria në hije e PDK-së, Memli Krasniqi sot jep zyrtarisht detaje për të
  • 17 May, 2022 14:28 Themelohet komisioni për energjinë për periudhën 2006-2022
  • 17 May, 2022 14:23 Ambasada amerikane: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje
  • 17 May, 2022 14:07 Zjarr në afërsi të një shkolle në Suharekë
  • 17 May, 2022 14:06 Merret vendimi për pilotin grek që vrau gruan e fajësoi shqiptarët
  • 17 May, 2022 14:01 Nagavci: Nga shtatori Kosova-Shqipëria me abetare të përbashkët
  • 17 May, 2022 13:50 Donaldi dhe Bora bashkë, reagon Beatrix Ramosaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Gërvalla takohet me mërgatën në Malmo të Suedisë, pati kërkesa për hapjen e Konsullatës së Kosovës në këtë qytet
23 March, 2022

Në kuadër të “Dialogut me Mërgatën”, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Suedi, Shkëndije Geci-Sherifi, më 19 dhe 20 mars 2022 kanë zhvilluar në Suedi takime të ndryshme me përfaqësues të kategorive të ndryshme të mërgatës shqiptare në Malmo.

Takime të ndara janë zhvilluar me përfaqësues të shoqatave shqiptare, mësues të gjuhës shqipe, profesionistë të shquar të fushave të ndryshme, aktivistë politikë si dhe me komunitetin shkencor shqiptar në Malmo.

Gjatë takimeve janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe angazhimit në Kosovë të profesionistëve të mërgatës në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nga distanca dhe kërkesat dhe nevojat e komunitetit shqiptar në Suedi. Temë e bisedave ka qenë edhe “Qendra Kulturore” në Malmo, dhe diskutimi rreth alternativave të arsyeshme pas ndërprerjes së kontratës së kësaj qendre për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore të komunitetit shqiptar në Malmo. Nga të gjitha grupet e përfaqësuara në takimet e zhvilluara u shtrua edhe kërkesa për hapjen e një Konsullate të Republikës së Kosovës në qytetin e Malmos, transmeton Klankosova.tv

Takimet u përmbyllën me një pritje, në të cilën morën pjesë edhe kryetarja e Këshillit Bashkiak të Malmos, Carina Nilsson dhe deputeti i Parlamentit Suedez, Joakim Sandell, me të cilët u biseduan sfidat gjeopolitike të krijuara nga lufta në Ukrainë, bashkëpunimi ekonomik e kulturor mes Suedisë dhe Kosovës, nevojat e komunitetit shqiptar në Malmo dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Malmos dhe qyteteve të Kosovës.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë 17 May, 2022
  • Del raporti i fundit për rastet e reja me koronavirus 17 May, 2022
  • Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi 17 May, 2022
  • Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani 17 May, 2022
  • Presidenti i UEFA-s flet për Realin e Liverpoolin dhe për finalen e Championsit 17 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top