fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 May, 2022 15:08 Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj
  • 19 May, 2022 15:06 Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar
  • 19 May, 2022 15:02 Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale
  • 19 May, 2022 14:47 Bislimi e Haxhiu takohen me raportuesen e Komisionit të Venecias, flasin për Vetingun
  • 19 May, 2022 13:47 Pas 3 vitesh martesë, Blero dhe Afrona ndahen?
  • 19 May, 2022 13:44 Rizvanolli: Programi Kompakt mbi 200 milionë dollarë, mbështet sigurinë energjetike
  • 19 May, 2022 13:42 Paralajmërimi i OKB: Krizë globale ushqimore, Rusia të zhbllokojë eksportet në Ukrainë
  • 19 May, 2022 13:29 Kosovën e mbështet edhe një shtet tjetër në synimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës
  • 19 May, 2022 13:27 Osmani takon kryetaret e Kushtetueses së Kosovës dhe Shqipërisë
  • 19 May, 2022 13:12 Nënë për herë të dytë? Kjo foto e Klea Hutës zgjon dyshime
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Gërvalla tha se ‘nuk po e lusim Greqinë’, Hoxhaj: Injorancë diplomatike dhe arrogancë ballkanike
27 January, 2022

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se është ‘injorancë diplomatike’ dhe ‘arrogancë’ deklarata e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ajo mu në mes të Greqisë ka thënë se “ne nuk po e lusim Greqinë për njohje pasi që jemi njohur tashmë nga shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Mos-lutja e Greqisë që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur po shihet si injorancë diplomatike nga ish-kryediplomati dhe deputeti aktual i PDK-së, Enver Hoxhaj. Për shtetet të reja mediat janë platforma më e mirë dhe me ndikim për të bindur opinion publik greke se pse është në të mirë të të dy shteteve që Greqia ta njeh Kosovën! Kur thua që nuk po e lusim askënd që të njeh Kosovën nuk ka të bëjë me sjellje sovrane, por me injorancë diplomatike dhe arroganca ballkanike”, ka thënë ai për Periskopin.

Hoxhaj ka thënë se gabimet të tilla e dëmtojnë rëndë Kosovën dhe ministrja Gërvalla duhet t’i shfrytëzojë si duhet paraqitjet në mediat e huaja.

“Gabime të tilla në komunikimi me opinion publik greke padyshim që e dëmtojnë shumë Kosovën dhe kjo ka të bëjë me këto arsye! Dy janë kritere bazike kur ne vend merr vendim për ta njohur Kosovën. Se pari është interesi shtetërore dhe interesin shtetëror e përcakton qeveria e një shteti se pse ai vend do duhet ta njihet Kosovën! Se dyti është opinioni publik i këtij vendi sesi ai e përcepton Kosovën dhe çdo simpati dhe respekt që krijon ministrja e jashtme në media është në të mirë të Kosovës!”, u shpreh ai.

Me tej, sipas deputetit të PDK-së, vizita e Gërvallës në Greqi mund të konsiderohet e parëndësishme pas deklaratës së saj.

“Në Greqi ka forca si Kisha, parti ekstremiste të djathta dhe lëvizje të majta janë kundër Kosovës! Dhe në fund, nëse shkon që ta bindesh në Athinë që ta lëvizë këtë vend drejt njohjes dhe në media e thua që nuk po e lusim askënd, atëherë kjo tregon që e vizita ka qenë e kot dhe dështim! Por Greqia ka një diplomaci të mirëfilltë, e njohim përkushtimin tonë për marrëdhënie diplomatike dhe duhet thjesht ta njohin Kosovën! Kur Izreali e njohu Kosovën, tregon që pesë vendet anëtare jonjohese të BE, duhet ta marrim vendim e njejtë dhe nuk ka asnjë arsye për mos të ndodhë kjo!”, theksoi Hoxhaj.

 

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ideja e Macronit për “Bashkësinë gjeopolitike evropiane” gjen përkrahje edhe në Bruksel 19 May, 2022
  • Pasi Loredana u shfaq me lot në sy, Mozzik “solidarizohet” me problemin e saj 19 May, 2022
  • Haradinaj takohet me Gjukanoviq: Kufiri do të demarkohet me korrigjim në sektorët e caktuar 19 May, 2022
  • Scholz: Pranimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të ishte i padrejtë për Ballkanin 19 May, 2022
  • Berisha, qeverisë: Mos gaboni t’i hiqni veteranët nga rritja e pagës minimale 19 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top